Baja e Malisheves

Fshati Bajë gjendet në rrugën që lidhë Malishevën me magjistralën Prishtinë-Prizren. Baja gjendet rreth 5km nga Malisheva dhe është pikë lokale që vizitohet jashtëzakonisht shumë në sezonin e verës. Arsyeja e këtyre vizitave është burimi termal i cili gjendet mu në hyrje të fshatit, pranë xhamisë. Ky burim termal ka pamje vërtetë tërheqëse pasiqë me tu afruar pishinës në sipërfaqën e saj shihen toptha uji që me presion të lehtë vijnë nga toka.

Ky burim është i hapur për qytetarët por edhe marrja e ujit nga burimi është e lejuar.

Fshati ka një infrastrukturë tipike fshatare dhe rrugë të ngushta të qarkullueshme me veturë. Iniciativa për të përmirësuar qarkullimin nuk mungon pasiqë ritmi i ndërtimeve është kontinual.

Fshatarët janë shqiptarë musliman dhe merren me agrokulturë më saktësisht me prodhim të grurit.

Lokacioni: Baja e Malisheves Malishevë, në regjioni: Prizren

Vlerëso20 vlerësime mes 3.70

Nuk ka asnjë koment


photo

 

Vende tjera në këtë regjion

Ngjarjet e ardhshme