Llapçeva/Labia

Fshati Llapçevë shtrihet në pjesën perëndimore 17 km larg Malishevës.

Nga ky fshat shumë banorë janë shpërngulur në qytetet përreth. Është vend me potencial të madh turistik ku vlerën ia rritë tej mase edhe afërsia e kanionit të Mirushës.

Ujvara e Mirushës është një nga pikat më prominente të turizmit Kosovar. Rruga deri atje nuk është e komplikuar, Mirusha gjendet në magjistralën Prishtinë-Gjakovë, më saktësisht në gjysmën e rrugës Klinë-Gjakovë. 2-3km pa arritur tek ndamja e degës së lumit Mirushë nga shtrati i bollshëm i Drinit të Bardhë gjendet një lokacion që quhet Guri i Zi. Në po këtë pikë ka disa restorane me parkingje, është e preferueshme që të leni veturën aty dhe më pas të vazhdoni rrugën për në Mirushë në këmbë. Për në Mirushë deri tek ujvara nuk mund të shkohet me veturë andaj preferohet që ecja deri atje të bëhet përmes pyllit duke mos iu ndarë lumit. Përcielleni rrjedhën e Drinit të Bardhë, në ndajen e parë të lumit në të majtë ktheheni edhe ju. Vegjetacioni është i jashtëzakonshëm dhe mbresëlënës nuk është stazë e lehtë për tu ecur por është e këndshme. Arritja tek Ujvara e Mirushës është impresive pikë së pari përshkak të pamjes madhështore që ka e pastaj ujit kristalor të pastër që rrethon këtë pikë. Temperaturat e ujit janë gjithnjë të ulëta mirëpo gjatë verës vizitorët preferojnë të freskohen aty. Është me rëndësi të ceket se restoranet pranë Drinit të Bardhë shërbejnë peshk të freskët dhe se teracat janë vërtetë relaksuese për të pushuar. Gjithashtu tek Ujvarat e Mirushës ka vende ku mund të pini kafe dhe të pushoni.

Lokacioni: Llapçeva/Labia Malishevë, në regjioni: Prizren

Vlerëso6 vlerësime mes 4.17

Nuk ka asnjë koment


photo

 

Vende tjera në këtë regjion

Ngjarjet e ardhshme