Ferizaj

Qyteti i Ferizajit gjendet në pjesën jugore të Kosovës, në anën e djathtë të magjistralës Prishtinë-Shkup, 35 km nga kryeqyteti. Komuna e Ferizajit zë 345km2, pra qyteti dhe 45 fshatrat që ka. Në këtë hapsirë jetojnë 170.000 banorë. Ferizaji është një qytet relativisht i ri. Ka filluar të zhvillohet prej vitit HYPERLINK "http://sq.wikipedia.org/wiki/1873" o "1873" 1873, kur këtu u ndërtua hekurudha dhe stacioni hekurudhor. Në atë kohë këtu ekzistonte një han (bujtinë), pronar i të cilit ka qenë Feriz Shashivari. Ferizaji e mori emrin sipas pronarit të këtij hani. Përfundimi i luftës këtë qytet e gjeti relativisht të shkatërruar, sot ky qytet pas Prishtinës konsiderohet ndër më të zhvilluarit në vend. Ende funksionojnë fabrikat dhe ndërrmarrrjet e dikurshme të cilat ishin bazë për zhvillimin ekonomik të komunës, siq janë Fabrika e Tubave të Celikta, Fabrika e Vajit, Kombinati i Drurit, Fabrika për Përpunimin e Frutave Ekzotike, Fabrika e Tullave, etj. Këto ndërmarrje edhe sot funksionojnë por me vështërsi nw pritje të privatizimit. Ferizaji nuk është qytet i madh, mirëpo organizimi i tij dhe arkitektura e bëjnë interesant për tu vizituar.

Mbërritja

Autobusët nga Prishtina për në Ferizaj dhe anasjelltas qarkullojnë cdo 15 min. Udhëtimi me autobus në këtë distancë 35 kilometëshe ju kushton 1.50 euro. Linja të rregullta të autobusëve prej Ferizajit ka edhe me Gjilanin dhe Shkupin. Autobusët për në Gjilan qarkullojnë cdo 20-30 min nga ora 06:00 deri në orën 19:30. Cmimi wshtë 2 euro. Nga Ferizaji në Shkup (4 euro), autobusët qarkullojnë në itinerarin: 07:00, 10:07, 10:40, 11:15, 15:10, 16:20, 17:07, dhe 18:07.

Vizito

Qendra e Ferizajit karakterizohet për xhaminë dhe kishën orthodokse që pothuajse ndajnë të njejtin oborr. Mu aty pranë këtyre objekteve gjendet bibloteka e qytetit e cila pranw saj ka një park çuditërisht relaksues edhe pse nga të gjitha anët shikon në rrugë kaotike vetursh. Prej kwsaj pike qyteti mund të eksplorohet më detajisht. Arkitektura komuniste, ndërtesat publike dominojnë pjesën qëndrore të qytetit, mirëpo po në këtë zonë gjenden edhe lokalet ku dalin të rinjtë. Qyteti n’princip ka orientim njëkahësh andaj të gjitha rrugët për në lagjet tjera mund të vizitohen duke përciellur këtë rrugë. Atmosfera në qytet është kryesisht e mbushur me energji të cilën e bartin njerëzit e rinjë.

Në dalje të qytetit:

Bifurkacioni është fenomen natyrorë kur nji lum ndahet në dy degë dhe derdhet në ujëmbledhësa të dryshëm detarë. Raste të tilla natyrore në botë janë vetëm dy. Nji është në Kosovë në lumin Nerodime, ku nji degë derdhet në lumin Lepenc dhe vazhdon në Vardar e në detin Egje dhe dega tjetër derdhet në lumin Sitnica e cila derdhet në lumin Ibër e mandej përfundon në Detin e Zi. Ky fenomenn karakteristik natyror mund të vizitohet cdo ditë. Arritja deri aty më së lehti bëhet prej Ferizajit. Rruga deri atje nuk është shumë e mirë por qarkullohet. Shenjat deri atje janë të vëna me kujdes andaj është gatise e pamundur që të humbet rruga. Fenomeni i bifurkacionit, ndarja e lumenjëve shihet shumë qartë tek Mulliri i cili është revovuar dhe i hapur për vizita.

Lokacioni: Ferizaj, në regjioni: Ferizaj

Vlerëso80 vlerësime mes 3.54

Komentet (2)

  • FERIZAJASJA(para 10 viteve)

    Flora ...a dini te shkruani shqipQenke munduar te shkruash ne gjuhen letrare mirepo ti dhe gramatika qenkeni shume shume larg ... Edhe une vij nga Ferizaj , dhe per mendimin tim nuk i meriton ky qeytet aq i bukur keto gabime drejtshkrimore.Nese ke dashur ta pershkruash Ferizajn eshte dashur te mendosh mire se cka do te shkruash dhe te mos besh gabime te tilla, dhe ka bukuri akoma me te mira se sa Piceria SYRI dhe Restorant GJYLA.....

    16 vlerësime mes 3.31
  • flora hagjiju(para 10 viteve)

    Qyteti i ferizajit eshte nje qytet shum i bukure per te vizituare sa fillime keni shtepine e kultures e cila i ngjane shtepise se moxartite ne vjen dhe vazhdime e siper ju mund ta shijoni ndertimet me te mira ne kosove te cilat gjasonje me ato ne dubaje keni shume mundesi per te kaluare nje mbremje te pa harruare duke vizituare lokalete me te mira qytet ,syri gjyla e shume pub dhe kafiteri te bukura dhe me nje stile moderne

    4 vlerësime mes 2.25

photo

 

Kah me dalë në Ferizaj

  • No ImageRoni PubRoni Pub është një kafiteri elegante dhe mjaft e frekuentuar nga të rinjtë. Komentet (0)
  • Te anija (Foto nga: Labinot Gashi)Te anijaE ndërtuar nga druri në formën e anijeve të mëdha Te ania është një vend i preferuar nga shumë gjenerata në këtë qytet. Komentet (0)
  • City Bar (Foto nga: Labinot Gashi)City BarCity bar është një kafiteri e cila identifikohet me shërbim profesional, atmosferë të mirë dhe energjike sidomos gjatë festave me... Komentet (0)

 

Hotele dhe bujtina në Ferizaj

 

Vende tjera në këtë regjion

Ngjarjet e ardhshme