Gjakovë

Gjakova është vend shumë i bukur në Jugperëndim të Kosovës, ka 360 metra lartësi mbidetare edhe i domosdoshëm me u vizitu tu përfshi këtu qendrën edhe fshatrat përreth. Krejt kjo komunë, qyteti dhe 84 fshatrat e saj, zënë një hapësirë diku rreth 521 km2. Në komunën e Gjakovës jetojnë rreth 150.000 banorë, e prej tyre 90, 000 në qytet dhe rreth 60.000 në fshatna. Ka një klimë karakteristike me të reshura të shumta gjatë dimrit dhe është mjaft e thatë gjatë verës.

Ka lumenj si Krenën i cili kalon përgjatë tërë Gjakovës, lum, mjaft mirë i mbajtur dhe ka rrjedhë uji sidomos gjatë stinëve me reshje, pastaj Erenikun, Drinin dhe Lukacin.

Sipas gojëdhënave vendi ku sot është Gjakova ishte toka e Jak Vulës, të cilin e bindi një prift ta dhuronte tokën për me ndërtu xhaminë e Hudumit e më vonë edhe qytetin në tansi. Gjakova qysh në fillim ishte treg i rëndësishëm ku bëhej shkëmbimi e t’mirave blegtorale nga Malësia me ato agtokulturore të Dukagjinit por edhe me qytetet e zhvilluara të asaj kohe ku shitnin zejet vendore dhe sillnin kripë, pëlhura, sheqer e artikuj tjerë. Pozita që ajo ka, ia ka mundësu me zhvillu tregti me shumë vende tjera në botë që nga Stambolli e deri në Shkodër, dhe me qendrat më të rëndësishme të Ballkanit, pasiqë përmes saj kalon edhe rruga që dikur njihej me emrin Via di Zenta. Si qytet u themelu në kohën e Perandorisë Osmane. Zejtaria ka qenë shumë e zhvilluar dhe nw emër të dy esnafeve më të njoftuna gjenden dy ura ajo e Terzive dhe e Tabakëve. Gjatë luftës Gjakova u dëmtua mjaft ekonomikisht. Investimet janë të vogla pas luftës. Shumica e ndërmarrjeve shoqnore nuk funksionojnë dhe janë në listë për privatizim. Përndryshe wshtw teren shumë interesant për tu eksploruar me plot karakteristika që nuk i hasë në vendbanimet tjera dhe shumë e pasur kulturalisht dhe me shumë dashuri që vendësit e kanë për Gjakovën e tyre.

Mbërritja

Gjakova është qytet lehtë i qasshëm nga komunat tjera dhe ka linja të rregullta transporti. Linjat e autobusëve janë të rregullta, Prishtinë – Gjakovë, në këtë distancë 83 km-she dhe udhëtimi juaj do të zgjatë rreth 1 ½ orë. Me Gjakovën mundeni me u lidhë edhe nga dy qytete tjera si nga Prizreni dhe Peja, udhëtime këto që nuk zgjasin më shumë se 40 min deri 1 orë dhe ka linja të rregullta të autobusëve. Për me planifiku udhëtimin deri në Gjakovë me taksi kjo kushton 50 -70 euro tu e përfshi edhe kthimin në qendrën e nisjes. Përdryshe pagesa për udhëtime brenda Gjakovës me taxi kushton diku 2 deri nw 3 euro mirëpo për shkak të potencialit për aventurë eksploruese është e preferueshme që udhëtimi të bëhet në këmbë pasiqë është shumë i mundshëm dhe i pamundimshëm. Është pjesë që kapërdihet me lehtësi në këmbë edhe e bën udhëtimin tuaj shumë më t’këndshëm dhe përrallor. Rrugët e qendrës pa ndonjë vështirësi ju qesin nga një monument një tjetrin dhe vetë qyteti është udhërrëfyes simpatik që të bën mu ndi edhe eksplorues i mirë. Për udhëtarët pasionant edhe udhëtimi nga fshati në fshat është i mundshëm, përplot me pamje të bukura. Për t’u informu me krejt detajet e udhëtimit me transport publik mundeni me ju referu tabelës që përmban informacionet që ua lehtësojnë udhëtimin.Ndërsa në veri të Gjakovës ndodhet edhe aeroporti ushtarak i cili në të ardhmen mendohet të shërbejw edhe për nevoja civile.

Vizito

Udhëtimin ia vlen me e fillu nga Çarshia n’rrugën Ismail Qemali. Ky treg i ngrohtë me dyqane të vogla prej druri i cili diku prej shek XVI, në mos më herët, ka qenë qendër e zejtarëve dhe mjeshtërve të artizanaleve të ndryshme. Ky treg me vlerë t’madhe ekonomike për Gjakovën u dogj gjatë luftës t’vitit 1999 i cili më vonë u rindërtu në stilin e njëjtë dhe edhe sot frymon njejtë. Në dyqanet e këtij tregu sot kryesisht mundeni me hasë t’mira të importume pasiqë puna vendore e zejeve është në zhdukje e sipër. Mirëpo ende mund të vërehen dyqane ortarësh, kovaçë, argjendarë etj. Rruga e Çarshisë është një rrugë që në secilin hap të falë nga një tregim historik përmes monumenteve që ndodhen përgjatë kësaj rruge. Në majë të Çarshisë ndodhet Kulla e Abdullah Drenit që shërben si Muze Historik. Afër Muzeut ndodhet Teqja e Sheh Eminit. Kjo teqe i takon sektit Dervish Ra-fai, të cilët kanë një ritual karakteristik ku shpojnë trupin, kryesisht fytyrën, pa ndi dhimbje në një moment të transit. Ky sekt e ka një festë t’parvjetshme me 21 Mars që është e hapur për publik. Gjatë udhëtimit nëpër këtë rrugë përveç monumenteve me vlerë që i gjeni mund të ushqeheni edhe një një restaurant me ushqim t’vendit te Çarshia e Jupave. Pasiqë ta keni shiju ushqimin e mirë t’vendit në rrugën e njëjtë ndodhet Teqja e Madhe e cila ka një kulm të ulët dhe është disi si e shpërndame në një hapsinë, kjo ka edhe një degë në Prizren. Për me kompletu rrëfimin e këndshëm të këtij qyteti në Rr. Nëna Tereze vizitojeni edhe Muzeun Etnografik i cili u ndërtu n’vitin 1835. Kulla e Tasum Beut, e ndërtume n’shek 18-19 poashtu ndodhet në rrugë. Në qendër të Çarshisë ndodhet Xhamia e Hadumve xhamia më e vjetër dhe ndër objektet e para në qytet me t’cilën fillon tregimi për Gjakovën, e ndërtuar në dekadën e fundit të shek XVI. Jo shumë larg Xhamisë së Hadumve ndodhen edhe dy shtëpi të vjetra me çati prej druri Hani i Vjetër dhe Hani i Haraqisë. U ndërtuan në shek 17-18 dhe shërbenin si bujtina për tregtarët. Përveç për pamjen e bukur që ato kanë ia vlen te vizitohen për ushqimin e mirw dhe shërbimet tjera. Afër Hanit ndodhet edhe Teqja e Bektashive. Në fund të pazarit në Rr. Ismail Qemali ndodhet edhe Xhamia e Mulla Isufit. Afër kësaj xhamie ndodhet edhe Kisha e Shën Palit dhe Pjetrit si dhe Ura e Tabakve nën të cilin kalon lumi Krena. Në Rrugwn e Çabratit vlen të vizitohen edhe dy shtëpi të vjetra si ajo e Beqir Haxhibeqirit dhe shtëpia e Mazllom Zherkës që karakterizohen me shumë dekorime druri. Karakteristike në Gjakovë janë edhe familjet të cilat posedojnë tyrbet dhe xhamitë e veta p.sh xhamia dhe teqja e Kusarve tw cilwt janë mjaft mikpritës për vizitorët. Duhet të keni kujdes dhe të pyesni nwse lejohet shfrytëzimi i kamerave. Rrugëtimin të çon në Çabrat e ai ndodhet në kodër, është fushë e gjelbëruar dhe shumë e bukur nga e cila mund ta shohësh tërë qytetin e Gjakovës.

Në dalje të Gjakovës:

Shkugëza

Shkugëza gjendet 3 km larg qendrës së Gjakovës, n'magjistrale për Qafë Morinë. Shkugëza ka qenë kodër n'dalje t'Gjakovës, iniciativa e rinisë n'vitet 1958-62 kanë fillu pyllëzimin e kësaj kodrine (e cila paraprakisht ka qenë e zhveshur) 40 hektareshe e cila sot i shërben Gjakovës si mushkri dhe zonë rekreacioni. Shkugëza ka 3 zona nëpër të cilat mundesh me e eksploru kodrinën dhe është një kodrinë e gjelbëruar. Në hyrje të Shkugëzës ndodhet një Restorant. Brenda Shkugëzës ndodhet hapësira prej 3 km e cila mund të bëhet edhe në këmbë. Ura e Terzive është urë e cila kalon mbi lumin Erenik është ndër urat më të gjata dhe daton nga shek XV Kjo urë ndodhet 13 km larg Gjakovës në rrugën për Prizren. Ura e Fshejt e cila ndodhet në mes të fshatit Dol 19km larg Gjakovës nëpër të cilën kalon lumi Drini. Ka ujë dhe kanion shumë të bukur.

Në këtë pjesë ka restorante sezonale të cilët shërbejnë kryesisht ushqim grilli në periudhën prill-gusht. Çdo vit mbahet edhe gara e kërcimit nga kjo ure.

Rrugës për në Qafë Morinë ndodhet Xhamia e Mulla Isufit në Rr. Konferenca e Bujanit. Poashtu rrugës për në Qafë Morinë ndodhet Kisha e Shen Palit, në Rr. Gjon Nikollë Kazazi. Në po të njëjtën rruge ndodhet edhe kisha e Shën Ndoit kishë mjaft e vjetër. Aty ekzistojnë dy restorante: Pisha & Shkugëza, kjo e dyta e shërben një specialitet tradicional gjakovarë, tavën me mish, e cila gatuhet nga pulpi i bikut me perime. Zihet n'furrë t'gurit, në ene prej dheut për 4 orë. Përmes dy rrugëve mund të arrihet Gjakova në Shqipëri përmes. Përmes Qafës së Prushit dhe Qafë Morinës. Për të arrirë në Qafë Morinë duhet vazhduar rrugën për Junik/Deçan pastaj edhe 20 km rrugë deri ne Bajram Curr drejt Fierzit ku mund të merret anija-trap (ferry) në lumin e Komonit. Anija qarkullon dy herë në dite dhe udhëtimi zgjatë 8 orë përgjatë kanionit tejet të bukur.

Drink

Në Gjakovë janë të njohur mjeshtrit që prodhojnë rakinë e shtwpisw dhe gjatë udhëtimit mundeni me u furnizu edhe ju. Si në çdo vend tjetër ju preferohet edhe birra e Pejës, që ka shtrirje në tan vendin.

Kontakt

Për udhërrëfyes mund të kontaktoni (039-022 610 / [email protected])

Lokacioni: Gjakovë, në regjioni: Gjakovë

Vlerëso45 vlerësime mes 4.47

Komentet (3)

  • elsa(para 9 viteve)

    gjakova eshte vend shum i bukur ,ka shume gjera te cilat ia vlen ti vizitosh

    3 vlerësime mes 4.67
  • leotrim(para 9 viteve)

    mir shum per keto informata po teqja e shejh eminin nuk i perket asaj qe ju e ceket . kjo teqe eshte e tarikatit saadi dhe sa per ritualet e tyre nuk e di se ku keni marr leje ju per ti cekur ketu dhe teqja e madhe gjethashtu i perket te njejtit tarikat si teqja e shejh eminit . e lumja gjakova e elhamdulila prej te madhit zoti qe i posedon keto teqe edhe teqet tjeraa . mirmbetshi nga gjakovaaa edhe mos jepni informata te pa autorizuara edhe te pa sakta ok

    7 vlerësime mes 3.43
  • Ardian(para 10 viteve)

    Oj Gjakov krenare ta hongsha zemren. Jemi krenar qe jemi nga Gjakova e bukur

    9 vlerësime mes 3.44

photo

 

Kah me dalë në Gjakovë

 

Hotele dhe bujtina në Gjakovë

 

Vende tjera në këtë regjion

Ngjarjet e ardhshme