AntikaMe një hapsirë të madhe nga druri, restorant Antika konsiderohet si i rehatshem, i qetë dhe me meny të pasur.Brenda shihen të vendosura gjëra...
Komentet (0)
DriniRestorant Drini është dalje që përparësi të parë ka pastërtinë. Brenda është qetë dhe ka një ambient të...
Komentet (0)
Rrugës për në Mal të Zi 10 km larg Pejës ndodhen ujvarat e Drinit tBardhë dhe shpella e Radavcit në fshatin me të njëjtin emër.
Komentet (0)
Boga
Boga është pjesë që vitet e fundit ka fillu me u disenju dhe me u përgatit tereni për turizëm vendor në Grykën e Rugovës. Është pjesë jashtëzakonisht e bukur për me...
Komentet (0)Istogu ndodhet në pjesën veriore të Dukagjinit me 56.000 banorë dhe me sipërfaqe prej 453.84 km2. Istogu është vend rural dhe shumica e popullsisë merren me agrokulturë...
Komentet (0)Rugova është një parajsë e vërtete me natyre magjepse dhe me terren shume të përshtatshëm për sportet si ngjitja në shkëmbij, pushtimi i majave, skijimi, shpeologjia,...
Komentet (0)Regjioni Prishtinë: Prishtinë Podujevë Lipjan Novobërdë * Regjioni Prizren: Malishevë Dragash Prizren Rahovec * Regjioni Mitrovicë: Mitrovicë Skenderaj Vushtrri * Regjioni Gjakovë: Gjakovë Deçan * Regjioni Pejë: Pejë Istog * Regjioni Ferizaj: Shtërpce Ferizaj Kaçanik * Regjioni Gjilan: Kamenicë Gjilan Viti
The content of this site is licensed under Creative Commons Attribution-Share Alike 3.0 Unported License (additional terms may apply).
Përceptohet si kryeqyteti i Dukagjinit që posedon histori të pasur dhe peisazhe të bukura, atraktive për tu eksploruar.
Peja shtrihet në 602km2 me qendrën e qytetit dhe me 95 fshatnat qe I ka dhe në këtë hapsirë jetojnë 170,000 banorë.
Lartësia mbidetarë e Pejës lëviz nga 395 metra deri në 2.552 metra lartësi tu ja maru nje reliev shumë tbukur me një qendër të rrafshët dhe male tthepisuna
Peja është një nga ato qytetet në Kosovë ku bukuria i buron nga qendra dhe nga Bjeshkët e Nemuna të cilat e rrethojnë dhe ngriten lartë që të krijon ndjenjën që po e përpin qendrën e rrafshët ku shtrihet qyteti.
Sistemet e ndryshme qeverisëse qe kanë mbizotnu në këtë qytet nëpër historinë e këtij vendi kanë lënë edhe gjurmët e veta tu e bo një qytet me arkitetkure tlarmishme, prej kullave tradicionale, ndërtesave që shënjojnë sundimin Osman, objekteve të stilit austro-hungarez, ndërtesat e periudhës komuniste e deri te ndërtesat e reja që në shumicën e rasteve gjasojnë me kullat tradicionale. Peja ka edhe potencial ujor që e bën këtë vend me rendësi edhe më të madhe. Drini I Bardhë buron në këtë komunë, në fshatin Radavc dhe është lumi më I madh, pastaj edhe Lumbardhi (Bistrica e Pejës) është poashtu rrejdhë e rëndësishme ujore.
Për shkak të daljes në det Peja ishte qendër e rëndësishme transporti, ku transporti kryhej me karvane kuajsh, si dhe qendër zejtare ku në vitin 1582 kanë qenë të njohura diku rreth 56 zeje dhe gjatë mesjetës mendohet se ishte qendra me e pasur. Thuhet poashtu se Peja përjetori shfarosje të popullsisë nga murtaja.
Peja si qytet përmendet diku në vitin 1202 ne kohën e feudalizmit tzhvillum.
Mbajtja e Kuvendit të Pejës luajti një rol shumë të rendësishëm ku edhe filluan organizimet e Lëvizjes Kobëtarë të cilët formuan beslidhjen Besa-Besë tcilën e ushëhoqi Haxhi Zeka, karakter ky që ju përcjell gjatë gjithë udhëtimit nëpër Pejë.
Mbërritja
Peja është lehtë e qasshme pasiqë ka destinacione të rregullta nga të gjitha qendrat tjera. Autobusat për Pejë qarkullojnë në orën 07:30 të mëngjezit e deri në orën 18:30 në mramje. Përgjatë këtij intervali kohor autobusat qarkullojnë cdo 20 min. Poashtu ekzistojnë edhe 6 autobusë ditorë me destinacion Prizren Pejë që ndalen në Gjakovë.
Vizito
Çarshia e Pejës / Çarshia e Gjatë dikur ishte qendra e këtij qyteti, pavaresisht se qyteti është rritur kjo qarshi mbetet ende qendër e tregtisë së qytetit. Një pjesë e madhe e arizanateve janë shuar, mirëpo gjurmët e gurëgdhendësve, punueseve te drurit e metalit vazhdojnë së jetuari. Kjo carshi përmendet që nga shek 15 si qendër me rendësi tregtare. Qarshia karakterizohet me monumente lidhur me jetën e vepren e Haxhi Zekës. Në pjesën centrale gjendet Bajrakli xhamia, n'oborrin e saj është i varrosur H.Zeka. Në vazhdim të qarshisë gjendet Kulla Pashës (Haxhi Zeka). Kjo kullë bart karakteristikat e kullave të sheh 18 dhe shek 20, kullë dy katëshe e ndërtuar prej gurit me dritare të mëdha .
Pastaj mund të shihni shkollën e parë shqipe në Pejë të ndërtuar nga ai (Haxhi Zeka). Në po të njëjtën rrugë mund të vizitohet Xhamia e Hamamit dhe Haxhi Beu Hamami, banjo publike e cila u ndërtua në shek 15. Këto rrugica të vogla fshehin shtëpi sharmnate, shumë të vjetra dhe relativisht të mirëmbajtura. Në të djathtë prej shkollës së Haxhi Zekës gjendet një shtëpi e vjetër e familjes Begolli(rr. Ramiz Sadiku) e cila edhe sot ruan cardakun e vjetër, kulmin dhe trenjtë bukur të gdhendur nga dy shekuj më parë. Një pjesë e këtyre shtëpive janë nën mbrojtje, ato mund te vizitohen në konsultim me falijarët të cilët zakonisht janë të hapur për këtë ide. Me emrin e Haxhi Zekës në pejë ndodhet edhe mulliri i cili ishte I pari me mekanizëm Austriak dhe nga këtu fillon etapa industriale e këtij vendi.
Muzeu Regjional i Pejës ndodhet në hanin e Tahir Beut, e cila reprezanton shtëpitë e vjetra urbane të shek 18.
Kulla e Gockajve, kullë e shek 19, shërben si seli e Institutit Rajonal për mbrojetjen e Monumenteve Kulturore dhe Historike.
Afër Carshisë ndodhet edhe një xhami e shek 17, Kurshumli Xhamia, e ndërtuar nga Merre Hysein Pasha, me një konstruksion karakteristik kullash.
Peja kombinon bukur natyrën dhe arkitekturën, qyteti është gjithashtu i pasur me ndërtesa nga periudha komuniste. Qyteti nuk është i madh andaj e vlen që të shetitet nëpër parqet e tij: Parku i madh, Parku i vogël, Vorret e gjata (dikur ishin varreza, tani janë parqe nëpër të cialat kalon Jazi). Pas bredhjeve nëpër qytet Gryka e Rugovës definitivisht është një shetitje e gjatë por që ia vlen, e cila ndodhet në veri-lindje.
Rrugës për në kilometrin e 5-të, siq e quajnë stazën qytetarët e Pejës, mund të vizitohet edhe kisha e Shën Katerinës e cila u ndërtua në mes dy luftrave botërore. N'vazhdim rreth 300m prej saj gjendet Patrikana e Pejës që përbën një kompleks manastiresh. Zhvillimi i qytetit të Pejës, është i lidhur ngushtë me zhvillimin e kësaj qëndre të rëndësishme kultururore e politike e cila daton që nga fillimi i shekullit të XIII.
Lokacioni: Pejë, në regjioni: Pejë
Shpërndaje
Nuk ka asnjë koment