Një ditë udhëtimi me biçikletë në luginën e Rugovës

– Relaksohu dhe përjeto natyrën me Rugova Experience

Vendet kyqe:

• 50 km larg Kuqishtës, drejt peisazhit mahnitës të maleve në fshatin Boge për të kaluar përgjatë fshatrave Haxhaj dhe Stankaj.

• 6 km larg Bogës përgjatë rrugëve të pashtruara nëpër peisazhe me kodrina për në Shkrel dhe Koshutan.

• Nga Shkreli, udhëtimi vazhdon në jug për tu lidhur me një rrugë të pashtruar që e ndjek lumen Koshutan për 13 km drejt rrugës së asfaltuar që në 14 km të shpie në Pejë.

• Do të udhëhiqeni nga Agim Mala, udhëheqësi i Asociacionit të Çiklizmit në Pejë, ekspert i çiklizmit, i cili i ka shëtitur të gjitha shtigjet e këtij regjioni.

Itinerari (shembull)

7:00 Nisja prej Prishtinës prej Hotel Grandit (nëse jeni duke shfrytëzuar transportin e Rugova Experience).

9:00 Takimi në Pejë në zyrat e Rugova Experience

9:15-9:45 Udhëtim për në Kuqishtë. Kotrolli i sigurisë së bicikletave para nisjes.

10:45 Vlerësimi i arritjes në pikën e bashkimit të fshatit Haxhaj dhe Stankaj. Vazhdimi për në fshatin Boge.

12 mesditë Dreka në restorantin Rudi Group në Boge.

13:00 Ecje dhe vozitje në kodrinë nga Boga drejt Shkrelit dhe tutje në Koshutan. Gjatë rrugës ne do të ndalemi tek një familje vendëse në fshat për të pirë një kafe.

15:30 Arritja në fillim të lumit Lumbardhi dhe zbritja poshte kodrinës përgjatë grykës së bukur.

16:30 Arritja tek fabrika e ujit Rugova për të parë burimin si dhe procesin e futjes së ujit në ambalazhe. Një pauzë për relaks para se të fillohet udhëtimi 14 km kryesisht tatëpjetë.

17:30 Arritja në Pejë tek zyrat e Rugova Experience. Mbushja e formularëve vlerësues para kthimit në Prishtinë. Kthimi në Prishtinë përafërsisht në ora 19:30.

Minimum/Maksimum persona në grup: 8 / 15

Çmimi: 35 € për person (duke përfshirë transportin nga Peja, drekën dhe udhërrëfyesin)

Çmimi: 30 € për person (pa transport)

Për më shumë informata kontakto:

Syzana Baja,

Tel: +381 (0) 39 432 352; Mob: +377 (0) 44 348-831; +386 (0) 49 390 589

E-mail: [email protected]; [email protected]

Web: www.rugovaexperience.org

Fjalët kyçe: çiklizëm

Vlerëso8 mes 3.75

Nuk ka asnjë koment


photo
mbrapa

Ngjarjet e ardhshme