Freskia

I vendosur në qendër të qytetit, Freskia konsiderohet si njëri ndër restoranet më të frekuentuara. Ka një hapesirë të gjerë me ambent të bukur e relaksues, shërbime të shpejta dhe profesionale.

Specialitetet:

Veçohet me përgaditjen e sandëich-it në formë të hënës me brum të picave. Mishërat i kanë të freskëta andaj preferohet: mishi i bardhë i pulës, shniclla dhe ramsteku.

Rangu i çmimeve:

Një paragjellë, pjata kryesore, deserti dhe dy pije do t’ju kushtojnë rreth 5,5€.

Pajisjet përcjellëse:

Restorant Freskia posedon 3 salla me hapësirë të mjaftueshme për konferenca, trajnime dhe ahengje familjare. Gjithashtu, ka edhe dhoma për ndërrimin e rrobave,TV, klimë, ventilim, parking për 8 vetura, oborr të gjerë me gjelberim dhe terracë e cila është funksionale gjatë stinëve të nxehta.

Vendndodhja:

Qendër-Skenderaj

Kuzhina:

Meny-ja është kryesisht tradicionale mirëpo me influenca të kuzhinës italiane.

Publiku:

Qytetar të moshave të ndryshme.

Lokacioni: Skenderaj, në regjioni: Mitrovicë

Vlerëso3 vlerësime mes 5.00

Nuk ka asnjë koment


photo

Ngjarjet e ardhshme