Natyral

I dizajnuar në linja tradicionale por njëkohësisht komod dhe elegant, restoran Natyral, gjithashtu karakterizohet edhe për pozicionin e tij mu në mes të pyllit të gjelbëruar ku mund të pushoni dhe shpërbleni mushkëritë tuaja me ajër të pastër.

*Inkurajohet vizita në grupe pasiqë restorani ka ofertë zbritjeje!

Specialitetet:

Veçohet për specialitetin e Natyral, i cili përbëhet nga një kombinim i mishërave përfshirë këtu edhe mishin e bardhë dhe sallatën e freskët.

Rangu i çmimeve:

Paragjella, pjata kryesore, deserti dhe dy gota verë shtëpije kushtojnë rrëth 8€.

Pajisjet përcjellëse:

Restoran Natyral është i pajisur me klimë, TV, internet, kënd me lodra për fëmijë, terracë me fontanë, sallë për ahengje dhe seminare dhe parking me kapacitet për 400 vetura.

Vendndodhja:

Rruga Ferizaj-Gjilan, fshati Sojevë

Kuzhina:

Meny-ja ka karakter tradicional mirëpo mund të gjeni edhe specialitet nga kuzhina franceze dhe ajo italiane.

Publiku:

Kryesisht vizitohet nga grupe dhe familje.

Lokacioni: Ferizaj, në regjioni: Ferizaj

Vlerëso4 vlerësime mes 4.50

Nuk ka asnjë koment


photo

Ngjarjet e ardhshme