Restorane cocktails coffee crêpes embelsira familje fast food fli furrë druri internacional italian kalërim kingj kopsht krelanë kuzhinë ndërkombëtare lundrim mediteran meksikan mish i pjekur modern oborr pallaqinka peshk pizza pulë me hudër pyll qengj sallatë sandwich tava terracë torte tradicional vali ranch verë
The content of this site is licensed under Creative Commons Attribution-Share Alike 3.0 Unported License (additional terms may apply).
Restorani si duket asht mjaft i njoftun në rrethinë të vet dhe ka bajagi shum dashamirë edhe jashtë regjionit. Specialiteti i tij pulë me hudër definitivisht e vlen me provu përderisa ju kanda hudrat edhe nuk iu keni nënshtru ndoj diete shum t'rrebtë.
Restorani ka nji atmosferë shum t'kandshme, të cilën e vëreni qysh në hymje ku ju pret nji aromë e lezeçme e kuzhinës shpijanike.
Pronari na tregoi se pula me hudër, për të cliën asht i njoftun restorani, ka qenë recept i nji kojshisë së tij në Zllakuqan, i cili dikund vjetëve të nandëdheta ka vendosë me çelë nji restoran të vogël tue i pregaditë gjanat si në shpi.
Restorani gjindet në Zllakuqan, rrugës për Istog, dhe jo rrallë ndodhë që njerëzit që nisen me shku me hangër troftë në Istog, përfundojnë tue hangër pulë në Zllakuqan.
Lexo më shumë
Fjalët kyçe: pulë me hudër
Lokacioni: Zllakuqan Klinë, në regjioni: Pejë
Shpërndaje
Nuk ka asnjë koment