Tiffany

Me një atmosferë shtëpiake dhe specialitete tradicionale, Restoran Tiffany krijon përshtypjen e një kuzhine të madhe popullore Kosovare. Inspiruar nga linja të dizajnit të viteve ’70 nëpër shtëpitë shqiptare, restoranti ka një atmosferë të ngrohtë dhe sharmante, me mure pjesërisht të mbuluara me gurë të pagdhendur dhe piktura të artistëve lokalë si Sokol Beqiri.

Specialitetet:

Sallata, supa e shtëpisë dhe Elbasan Tava janë ushqimet ma të famshme të këtij restoranti.

Rangu i çmimeve:

Një paragjellë e përbërë nga djathi i shtëpisë, sallata dhe supa e shtëpisë, pasuar nga pjata kryesore dhe dy pije do t’ju kushtojnë rreth 8€.

Pajisjet përcjellëse:

Tiffany po ashtu posedon parkingun i cili është nën mbikqyrje të sigurimit.

Vendndodhja:

Afër ndërtesës së OSCE.

Kuzhina:

Influencat e pregaditjes marrë nga kuzhina tradicionale e Dukagjinit. Samunat dhe mishërat piqen në furrat e drurit. Sallata juaj e preferuar pregaditet aty pranë jush.

Publiku:

Restoran Tiffany frekuentohet nga një përzierje e vendorëve dhe komunitetit ndërkombëtar.

Fjalët kyçe: tradicional, kopsht, terracë, tava

Lokacioni: Prishtinë, në regjioni: Prishtinë

Vlerëso20 vlerësime mes 4.35

Komentet (1)

  • hashim(para 11 viteve)

    pse nuk keni lon numer te telefoni

    1 Vlerëso mes 4.00

photo

Ngjarjet e ardhshme