Grand

Një ndër hotelet më të vjetra në Kosovë, tashmë i licensuar, dhe me staf professional. Është pikqendra e shumë mysafirëve institucional ndërkombëtar me vendoret, vend i preferuar për konferenca të institucioneve tona dhe ndërkombëtare në Kosovë por edhe vend i pushimeve, pasi që ka ofertë të kompletuar.

Kategoria:

4 Yje.

Rangu i çmimeve:

Akomodimi kushton prej 70 deri në 100 euro. Ndersa dreka me paragjellë, gjellë kryesore dhe 2 pije kushton rreth 16 euro. Ofron zbritje për grupe sipas marrëveshjes.

Pajisjet përcjellëse:

Shërbim 24 orësh në dhoma, taksi shërbim 24 orësh, shërbime të larjes dhe hekurosjes, huazim automjetesh, ndrrim valute, ekip që njohin shumë gjuhë, parking të siguruar, ndihmën e parë dhe disa agjencione turistike.

Vendndodhja:

Qendra

Dhomat:

Dhomat teke kushtojnë 70 euro, dhomat dyshe 100 euro, apartamentet dhe rezidenca sipas marrëveshjes. Ofron zbritje sipas marrëveshjes për grupe.

Restoran:

Tre restoranet e hotelit ofrojnë mundësi shërbimi për mijëra persona, me një meny tradicionale dhe ndërkombëtare. Restorani posedon edhe pastiçerinë dhe furrën e vet. Gjatë verës lëshon në punë edhe një terrasë të bukur verore

Lokacioni: Prishtinë, në regjioni: Prishtinë

Vlerëso12 vlerësime mes 3.00

Nuk ka asnjë koment


photo

Ngjarjet e ardhshme