Silver

Hotel Silver, i ndërtuar në pjesën më të virgjër të kryeqytetit tonë, ofron një komoditet dhe rehati të papërshkrueshme, duke ju bërë të ndjeheni me të vërtetë ashtu siç e meritoni Ju.

Dikur ishte një ëndërr, kurse sot një realitet të cilin mund ta gjeni tek Hotel Silver, të gjitha në një vend. I rrethuar nga pishat dhe parku i Gërmisë Ju pushues të nderuar do të përjetoni atmosferën më të këndshme dhe sfiduese që do t’ju mbesë në mendje përherë.

Hoteli ynë posedon një hapsirë luksoze si dhe ju ofron spektër të gjerë shërbimesh, me kualitet dhe me çmimet më cilësore dhe më konkuruese në treg.

I ndërtuar nga duart e arta të inxhinjerëve tanë dhe i projektuar me një joshje të veçantë, Hotel Silver është zgjedhja ideale për të gjithë Ju.

Të gjitha dhomat luksoze janë të pajisura me mini-bar, kasafortë, linjë telefoniike, televizion kabllor, kondicioner, vaskë dhe jakuzi. Njëherësh, në hapësirat e Hotel Silver, do të keni qasje WI-FI 24/7 – të pa pagesë.

Restoranti me gatime të gatshme dhe të shijshme është në dispozicionin Tuaj i pasuruar me meny tradicionale, ndërkombëtare dhe të shoqëruara me mbi 100 lloje të pijeve dhe ushqimeve të ndryshme, që pa dyshim do të kënaqin dëshirën e secilit pushues.

Hotel Silver, ka sallë për konferenca me kapacitet deri në 30 persona, gjithashtu ka qasje të shpejtë në internet, ku komoditeti dhe qetësia janë disa prej kushteve që hoteli ynë ofron për Ju.

Ju Mirëpresim Hotel Silver

Lexo më shumë

Fjalët kyçe: Silver, Hotels in Kosovo

Lokacioni: Prishtinë, në regjioni: Prishtinë

Vlerëso15 vlerësime mes 4.2

Komentet (1)

  • Arben Berisha(para 4 viteve)

    I have just one thing to say hotel Silver is the best please to find comfort and tranquility

    4 vlerësime mes 3.75

photo

Ngjarjet e ardhshme