Kosova pranohet në Federatën Ndërkombëtare të Bjeshkatarisë dhe Alpinizmit

E Enjte, 13

Bjeshkatarët e Kosovës ia kanë arritë me e ngjit nji maje t're. Vetëm se kët' herë, jo Majën Blanc apo Kilimanjaro, por Federatën Ndërkombëtare të Bjeshkatarisë dhe Alpinizmit, ku Kosova zyrtarisht u pranua si shtet anëtar pavarësisht nga kundërshtimi i fuqishëm i Serbisë.

Gjatë takimit vjetor të UIAA që u mbajt' me 8 Tetor në Katmandu të Nepalit, përfaqësuesit e Kosovës, Arben Lila dhe Teuta Bicaj u befasuan për s'miri kur Federata Ndërkombëtare e Bjeshkatarisë dhe Alpinizmit i ofroi Kosovës anëtarësim me të drejta të plota.

Ky sukses vjen pas një tentimi të dështuar për pranim i cili u refuzua dy vite më parë. Kësaj rradhe, delegacioni i Kosovës shkoi në Nepal me shpresën se do t'merrnin statusin e vëzhguesit, mirëpo kjo pritje u tejkalua kur 23 shtete votuan për anëtarësim të plotë të Kosovës, krahas tre shteteve që ishin kundër dhe pesë abstenimeve.

Zvicrra ishte njëra nga vendet e parë që lobuan për pranimin e Kosovës. Anglia dhe Italia u hodhën në vargun e lobimeve gjithashtu, duke i motivuar edhe anëtarët tjerë të rishqyrtonin qëndrimet e tyre rreth Kosovës. Kjo asht nji arritje monumentale për vendin meqenëse shumë pak federata të sportit vendor mund të marrin pjesë apo garojnë në turne ndërkombëtarë, e gjitha kjo përshkak të problemeve me anëtarësim.

Federata Kosovare e Bjeshkatarisë dhe Alpinizimit asht njana ndër institucionet sportive ma aktive në Kosovo duke organizuar ekspedita të përjavshme dhe vizita në natyrë edhepse ballafaqohet me mungesë fondesh dhe mbështetje institucionale. Për me u informu rreth pushtimeve të ardhshme të Federatës, vizitojeni webfaqen www.fbaku.org

Urime!

Fjalët kyçe: Sport, Bjeshkatari, Alpinizëm

Vlerëso6 mes 4.33

Nuk ka asnjë koment


photo
mbrapa

Ngjarjet e ardhshme