Motel Lugu i Trëndafilave

Lugu i Trëndafilave ofron lezheritet të jashtëzakonshëm. Gjendet buzë liqenit të Batllavës në kilometrin e 33 nga Prishtina. Ka 1100 m2 objekt, 13 apartmane, sallë për seminare, takime dhe ahengje me kapacitet prej 120 ulëse dhe restoranin e qetë me 50 ulëse ku mund të sherbeheni me specialitete të freskëta.

Rangu i çmimeve:

Paragjella, pjata kryesore, deserti dhe dy pije pemësh kushtojnë rreth 8€.

Pajisjet përcjellëse:

Pranë ka një oborr prej 10 ari me gjelbrim ku mund të freskoheni me ndonjë pije dhe ajrin e pastër të pyllit. Nëse jeni adhurues i kalërimit kjo është parajsa juaj.

Vendndodhja:

Afër Liqenit Batllava

Dhomat:

Moteli posedon 13 apartmane me shtretër dyshe, të paisura me klimë, nxemje, internet, TV, mini bar me lloje të ndryshme të pijeve dhe këndin me libra më të ri ndërkombtar të përkthyer në shqip.

Restoran:

Moteli posedon dy restorane, njëri i ndërtuar nga druri me kuzhinën e hapur ku mund të ushqeheni me specialitete tradicionale dhe europiane. Dhe tjetri është në katin e dytë të motelit, veçojmë pikturat e shtrenjëta të bëra nga dheu të cilat bëjnë dekorin e tij. Aty përgaditet edhe qingji i freskët i rritur në pyll. Poashtu gjithnjë të freskëta janë peshku dhe pula e fshatit.

Fjalët kyçe: motel

Lokacioni: Podujevë, në regjioni: Prishtinë

Vlerëso3 mes 4.00

Nuk ka asnjë koment


photo

Vende të tjera...

Bujtina dhe Motele

Bujtina motel restoran

Ngjarjet e ardhshme