Maja e Zezë është një majë gjigande me një faqe tepër të madhe. Kjo faqe vërehet madje edhe nga Prizreni. Pikërisht kjo faqe e bën këtë majë karakteristike dhe një ndër majet më atraktive të Sharrit. Në këtë faqe njeriu nuk mund të ngjitet pa teknikat speciale të litarit, sepse ka rreth 700m rënie.
Maja e Zezë ka edhe një kreshtë të gjatë e cila mbaron në fshatin Gornje Lubinje të Prizrenit, e cila është e kthyer 330º nga maja. E ka edhe një faqe të kthyer kah Konjushka 65º, pra edhe kjo faqe është e kthyer kah Kosova. Ka dy shpina kufitare, njëra 130º dhe tjetra që është në formë të kreshtës 200º si dhe një faqe të vogël 170º të kthyer kah Maqedonia. Emri i Majes së Zezë vie nga ngjyra e zezë e shkëmbinjëve, të cilët shihen edhe nga qyteti i Prizrenit.Vlen të theksohet se në maje është e shënuar NMD 2585m e cila është e njejtë me hartat e APJsë,ndërsa në hartat e NATOs është e shenuar 2586m,dhe matja që e bëra rezultoi 2594m.

Fjalët kyçe: sharr, maje
Shpërndaje
Nuk ka asnjë koment