Maja Kulla

Maja Kulla shtrihet në mes të luginës së madhe të lumit të Radeshës. Kulla vërehet edhe nga qyteti i Prizrenit, nga lagjja Arbana. Karakteristikë interesante e këtij mali është se bora qëndron shumë gjatë, e nuk shkrihet në fillim të sezonit veror. Kulla i ndan dy lugina: luginën e lumit të Zagrejacit nga ana e majtë e malit dhe luginën e lumit të Kleçit (në hartat e APJ ky lum figuron me emrin Srednica) nga ana e djathtë e tij. Këta dy lumenj bashkohen në pjesën e përparme të Kullës dhe formohet lumi i Radeshës.

Emërtimi i majës mund të ketë të bëjë diç me pozitën e saj gjeografike: maja Kulla e ka pozitën shumë të mirë për vrojtim, ngase nga e majta dhe e djathta gjenden dy lugina, në anën e përparme gjendet lugina e madhe e Radeshës dhe vet fshati Radeshë, ndërsa në anën e pasme ndodhet gropa e Kleçit.

Maja Kulla i ka tri faqe e ato janë: faqja e Radeshës, e cila vërehet edhe nga Prizreni, faqja e kthyer kah gropa e Kleçit dhe faqja e kthyer kah lugina e Zagrejacit. E ka një kreshtë të gjatë dhe një shpinë që lidhet me kufirin e Maqedonisë.

Vlen të theksohet se kjo maje e tëra shtrihet në territorin e Kosovës dhe bën pjesë në malet e Sharrit.

Fjalët kyçe: Sharr, maje, hiking

Vlerëso2 mes 4.00

Nuk ka asnjë koment


photo
mbrapa

Ngjarjet e ardhshme