Elbasan Tava

Elbasan tava asht nji specialitet i përhapun në tana trevat shqiptare sidomos nëpër qytete. Origjinën me gjasë e ka nga Elbasani, meqenëse edhe në kuzhinën turke njihet me t'njejtin emën.

Harxhi

  • 1-2 kg mish kingji
  • 6 ve
  • 1l kos
  • 4 lugë miell misri
  • 200 gr. buter
  • 1 kepë e vogël
  • 3-5 thelba hudër

Pregaditja

Mishi i kingjit zihet me kepë dhe kryp. Në tavë i tundim vetë me tri lugë miell misri, kos dhe hudër, mandej i qesim 3 gota ose filxhana lang të mishit dhe e fusim taven ne furrë të nxehtë. Mbas gjysë ore, kur tava zen me u trashë dhe skuqë, ia qesim mishin dhe e kthejmë në furrë përafërsisht edhe nji orë, deri sa të skuqet mirë.

Fjalët kyçe: kingj, kos, tavë, hudër

Vlerëso73 mes 4.16

Komentet (2)

  • mirjeta(para 13 viteve)

    shum t mira shum t shishme

    5 mes 4.00
  • Kadrije Kadriu Preshevare(para 15 viteve)

    bukuri vetm me pa e leje ma me honger shfar shije ka ju lumt kush e ka pergadit

    10 mes 3.40

photo
mbrapa

Ngjarjet e ardhshme