Fshati Shurdhan është shumë i vogël 21 km në jug të Gjilanit, gjendet mu në Grykë të Karadakut. Eshtë i njohur për ledinat e tij që duken si ballkone në mal. Jo...
Komentet (1)Fshati Zhegër gjendet në magjistralën Gjilan- Ferizaj, 12 km larg nga Gjilani. Zhegra konsiderohet fshati i parë, hyrje në Grykën e Karadakut, më tutje pasojnë fshati Pidiq...
Komentet (1)Për të arritur në fshatin e Letnicës duhet dalë prej Vitisë nperendim për të kalu një pejsazh shumë të bukur natyror Vërbocin qytezë serbe, e cili ka një...
Komentet (0)Fshati i ndërtuar përgjatë malit Karadak, Letnica, shënon kufirin me Maqedoninë. Letnica, është e shpërndarë në tri kodra me vegjetacion të bujshëm dhe staza...
Komentet (0)Regjioni Prishtinë: Prishtinë Podujevë Lipjan Novobërdë * Regjioni Prizren: Malishevë Dragash Prizren Rahovec * Regjioni Mitrovicë: Mitrovicë Skenderaj Vushtrri * Regjioni Gjakovë: Gjakovë Deçan * Regjioni Pejë: Pejë Istog * Regjioni Ferizaj: Shtërpce Ferizaj Kaçanik * Regjioni Gjilan: Kamenicë Gjilan Viti
The content of this site is licensed under Creative Commons Attribution-Share Alike 3.0 Unported License (additional terms may apply).
Vitia ndodhet në juglindje të Kosovës në kufirin me Maqedoninë. Përderisa qendra eshtë e rrafshët, fshatrat përreth janë të rrethuara me male. Krejt kjo zë një hapsinë prej 300 km2 dhe në të jetojnë rreth 59,800 banorë. Ndodhet në qendër të Anamoravës dhe përgjatë tij kalon lumi Moravë e Bincës. Kjo zonë njihet për tokë pjellore dhe kultivimin e perimeve.
Qyteti i Vitisë është shumë i vogël, ka një rrugë kryesore e cila thehet në të djathtë e të majtë për në lagjet e dendura prej shtëpive dhe oborreve me pëmë. Vitia ka trashëguar arkitekturë tradicionale e cila kryesisht është ruajtur nga vet qytetarët. Popullsia është shqiptare mirëpo ka edhe një përqindje të serbëve që jetojnë në këtë komunë, gjithashtu karakterizohet edhe për një komunitet të vogël kroatë. Në afërsi të Vitisë ndodhet edhe qendra më e rëndësishme e peligrinazhit katolik në fshatin Letnicë. Si rezultat i kësaj përzierje etnike qyteti duket si fole e shtëpive religjioze orthodokse dhe muslimane.
Mbërritja
Vitia është e lidhur edhe me magjistralen Prishtinë - Shkup në largësi prej vetëm 13 km. Kurse me Prishtinën lidhet me rrugë automobilistike në dy drejtime: nëpër Ferizaj me 55 km largësi dhe nëpër Gjilan në largësi prej 67 km. Vetëm 13 km i nevojiten të kyqet në hekurudhat e Kosovës, kurse për në aeroport të Prishtinës duhet kaluar 80 km. Me pikën kufitare Maqedoninë, Hanin e Elezit e ndajnë 37 km distancë, kurse me Shkupin 60 km, ndërsa me aeroportin e Shkupit 82 km.
Lokacioni: Viti, në regjioni: Gjilan
Shpërndaje
Nuk ka asnjë koment