Regjioni Prishtinë: Prishtinë Podujevë Lipjan Novobërdë * Regjioni Prizren: Malishevë Dragash Prizren Rahovec * Regjioni Mitrovicë: Mitrovicë Skenderaj Vushtrri * Regjioni Gjakovë: Gjakovë Deçan * Regjioni Pejë: Pejë Istog * Regjioni Ferizaj: Shtërpce Ferizaj Kaçanik * Regjioni Gjilan: Kamenicë Gjilan Viti
The content of this site is licensed under Creative Commons Attribution-Share Alike 3.0 Unported License (additional terms may apply).
Gjilani ndodhet 47 km në juglindje të Prishtinës dhe ka 515 km2 sipërfaqe me 63 fshatra. Në këtë pjesë të Kosovës që njihet edhe me emrin Anamorava jetojnë 130.000 banorë. Gjilani është kriju si qendër pasiqë shuhet funksioni i Novobërdës, njërit ndër qendrat më të rendësishme ekonomike dhe xehtare në tërë Ballkanin. Periudha e saktë se kur u krijua Gjlani nuk dihet mirëpo sipas gojëdhënave Gjilani si vendbanim njihet që nga 1750. Gjilani u themelua nga familja feudale e Gjinajve e cila ka sunduar në një pjesë të madhe të territorit të Kosovës së sotme. Thuhet se Gjinajt i zhvendosën sarajet e veta nga Novobërda në Gjilanin e sotëm si themelues konsiderohet Bahti Beg Gjinolli. Lumi kruesor që kalon në këtë pjesë është Morava e Bincës, si dhe janë dy liqej artificial, liqeni në Lepenic dhe Prilepnicë, por vetëm Perlepnica funskionon. Tre lumenjë kalojnë nëpër Gjilan, lumi Dobusha, Banjska edhe Stranishorka. Pasuria ujore që ka në kombinim me tokën e plleshme e bën ndër kopshtet kyqe për pemë në Kosovë. Kravarica ose siq njihet sot edhe me emrin Mrizaj është një shembull i kultivimit tradicional të qërshive. Gjilani u përfshi në zjarr në vitin 1830 andaj shumica e ndërtimeve i takojnë periudhës pas këtij viti. Përvec kësaj është një ndër pjesët me rrezikun më të madh nga termetet.
Mbërritja
Nga Prishtina nevoiten 47 km udhëtim, dhe mund të ushtoni me destinacionet e rregullta të trafikut urban që qarkullojnë cdo 20 min në destinacionin Prishtinë Gjilan me cmim prej 1.50 Euro. Poashtu në Gjilan mund të arrihet edhe përmes Ferizajit me linja poashtu shumë të rregullta ttransportit.
Vizito
Vizita në këtë qendër mund të menagjohet për një kohë ma të shkurtër se në vendet tjera dhe pastaj të vazhdohet me fshatrat përreth që ka mjat vende tbukura për tu parë. Rr. Skendërbeu ose sic mund ta shihni në pllakata rr. Pavarsia është ide e mirë për ta nisë këtë vizite përpër qytet. Xhamia e Carshisë ndodhet në këtë rrugë, e cila u dëmtua gjatë termetit nvitin 2001 dhe tash është duke u rindërtu në një stil modern arab. Aty pranë ndodhet edhe Xhamia e Medreses e cila daton nga shek 14 dhe ka hyrje të vecanta për burra dhe gra. Në oborrin e kësaj xhamie ndodhen disa varre të vjetra. Në afërsi mund ta shihni edhe shkollën e muzikës që është objekt i ndërtum nvitin 1800. Rrugës për në Prishtinë vazhdoni në kthesën e dytë në të djathtë dhe aty ndodhet kisha e Shën Nikollës. Cdo Janar mund ti bashkoheni festivalit letrar Flaka e Janarit që mbahet në Gjilan për nderë të Jusuf Gervallës.
Lokacioni: Gjilan, në regjioni: Gjilan
Shpërndaje
Komentet (1)
te uroj per kete faqe veq vazhdo qeshtu se duhet me dit bota qfar kulture kemi ne kosovaret
Kah me dalë në Gjilan
Hotele dhe bujtina në Gjilan
Vende tjera në këtë regjion
Vitia ndodhet në juglindje të Kosovës në kufirin me Maqedoninë. Përderisa qendra eshtë e rrafshët, fshatrat përreth janë të rrethuara me male. Krejt kjo zë një...
Komentet (0)Për qytetarët e komunës së Gjilanit Përlepnica përceptohet si zonë relaksimi dhe rekreacioni. Përlepnica gjendet në magjistralën Gjilan-Bujanovc (Serbi), 8 km në...
Komentet (0)Fushëmali/Poliçka është vendbanim i cili shtrihet rreth 30 km në verilindje të Kamenicës në rranzë jugore tmalit Kitka. Në këtë fshat u vendosën shumë familje...
Komentet (1)