Fshati Shurdhan është shumë i vogël 21 km në jug të Gjilanit, gjendet mu në Grykë të Karadakut. Eshtë i njohur për ledinat e tij që duken si ballkone në mal. Jo...
Komentet (1)Gjilani ndodhet 47 km në juglindje të Prishtinës dhe ka 515 km2 sipërfaqe me 63 fshatra. Në këtë pjesë të Kosovës që njihet edhe me emrin Anamorava jetojnë 130.000...
Komentet (1)Regjioni Prishtinë: Prishtinë Podujevë Lipjan Novobërdë * Regjioni Prizren: Malishevë Dragash Prizren Rahovec * Regjioni Mitrovicë: Mitrovicë Skenderaj Vushtrri * Regjioni Gjakovë: Gjakovë Deçan * Regjioni Pejë: Pejë Istog * Regjioni Ferizaj: Shtërpce Ferizaj Kaçanik * Regjioni Gjilan: Kamenicë Gjilan Viti
The content of this site is licensed under Creative Commons Attribution-Share Alike 3.0 Unported License (additional terms may apply).
Komuna e Kamenicës/Dardanës, komunë kjo me 523 km 2, është e pozicionuar në pjesën më lindore të Kosovës. Një pjesë e madhe e saj është e kufizuar me Serbinë. Popullsia prej rreth 63.000 banorëve është e shpërndarë në qytet dhe 76 fshatra. Kamenica me Gjilanin ka distancë 30 km, ndërsa me Prishtinën ka rreth 75 km. Në Kamenicë ka shumë lumenj por më të rëndësishmit janë: lumi Krivareka, lumi i Hogoshtit dhe ai i Desivojcës, e që të gjithë derdhen në lumin Morava. Qyteti i Kamenicës është shumë i vogël, duket se të gjitha ndërtesat administrative dhe aktivitetet tjera të qytetit ndodhin mu në këtë qendër. Parku i qytetit ndodhet në qendër dhe kufizohet me lumin Krivarekë. Përmendorja e parkut është mbetje atraktive e artit soc-realist. Me të kaluar rrugën nga parku mund të vizitohet kisha ortodokse SHën Nikolla. Vizitat për në këtë kishë duhet të paralajmërohen. Kodrina mbi qytetin e Kamenicës, më saktësisht fshati Ruboc konsiderohet pasuria kruciale natyrore e qytetarëve të Kamenicës. Kjo kodër është pjesë e Maili të Madh i cili mbërrin lartësinë deri në 1260 m. Pjesa dominante e këtij mali i takon komunës së Novobërdës. Nga Ruboci shihet i tërë qyteti i Kamenicës, ky fshat gjatë verës është pika natyrore më e vizituar nga banorët e kësaj ane. Drunjtë e bungut dominojnë gjithandej. Rruga për aty është e mirë dhe lehtësisht e qarkullueshme.
Mbërritja
Zakonisht për të arritur në Kamenicë nevojitet ndërrimi I autobusëve nga Gjilani por ka edhe disa linja direket nga Prishtina. Autobusët nga Gjilani për në Kamenicë qarkullojnë në itinerarin: 07:10, 10:00, 12:10, 14:30, 16:10, 18:00 dhe i fundit në ora 19:15.
Lokacioni: Kamenicë, në regjioni: Gjilan
Shpërndaje
Nuk ka asnjë koment