Prizren

Qyteti i Prizrenit shtrihet në pjesën jugore të Rrafsht të Dukagjinit në një sipërfaqe 640 km2 . Ky vend në antikitet njihej me emrin Theranda emër të cilin sot e bart komuna e Suharekës. Prizreni luan rol të rëndësishëm në organizimin e jetës ekonomike dhe biznesore për shkak të pozitës gjeografike pranë kufirit me Shqipërinë dhe me Maqedoninë.

Relievi i larmishëm që ka e bën që lartëia mbidetare të sillet rreth 400 metra dhe ngitet në disa maje të Sharrit kalojnë lartësinë 2000 m të lartësis mbideta

Përafërsisht 240.000 banorë jetojnë në këtë komunë , në qytet dhe në 74 fshatra. Eshtë ndër komunat me përzirje të madhe entike të cilët jetojnë në harmoni të plotë duke i falë qytetit diversitet kulturor. Përveq shumicës shqipëtare jetojnë edhe një numër i madh i Boshnjakëve, Turqve , Romëve, Egjiptianëve, Ashkalive dhe minotiteteve tjera në numër më të vogël.

Në shek XI njihet si qendër e rëndësishme qytetare. Më 1019 përmendet si një seli e ipeshkevis të perandorisë Bizantine. Gjatë sundimit serb (shek XII-XIV) u vendosën në këto treva pjesëtarët e popullsis sllave. Në kohën e sundimit të mbretërve Dushan dhe Urosh, Prizreni qe herë pas here selia e mbretërive të tyre.

Pas pushtimit nga Perendoria Osmane (1455) Prizreni ndonëse humbi përkohsisht rëndesin e tij, u bë përsëri qendër e fuqishme ekonomike, kulturore dhe administrative (qender Sangjaku dhe Vilajeti). Në shekullin XIX Prizreni ishte qendra e dytë më e rëndësishme ekonomiko tregtare e trojeve shqiptare me rreth 1.500 dyqane në fund të kësaj periudhe.

Prizreni zë një vend të veçantë në historin e Lëvizjes Kombëtare Shqiptare, u bë kryeqendër e Lidhjes Shqiptare të Prizrenit, që u themelua me 10 Qershor 1878. Në Prizren pati selin e vet edhe Qeveria e përkohshme Shqiptare (1881) e kryesuar nga banori i njohur i këtij qyteti, Ymer Prizreni.

Nga e kaluara e bujshme historike, qyteti i Prizrenit ka trashëguar një numër të madh objektesh kulturo-historike. Më të rëndësishme janë : Kompleksi i Shatirvanit, Nënkalaja, Marashi, Kalaja, Kisha e Shën Premtës, Kisha e Shën Shpëtimit, Xhamia e Bajraklisë, Xhamia e Safi Sinan Pashës, Hamamet e qytetit, krojet e qytetit, ura e gurit dhe një numër i madh i shtëpive folklorike të qytetarëve të trashëguar ndër shekuj.

Mbërritja

Prizreni ndodhet rreth nje ore e gjysmë distancë nga Prishtina. Linajt e autobusëve janë të rregullta nga Prishtina, Gjakova dhe Ferizaji.

Nga Prizreni ka edhe linja direkte që të lidhin me Shqipërinë, Shkupin dhe Beogradin.

Vizito

Për të viztuar Prizrenin nevoitet një ditë e tanë. Fillimisht ju rekomandohet të parkoheni diku në periferi pasiqë shpesh njerëzit hasin problem për parking në qendër.

Papa Hotel Therandës, i cili ndodhet në qendër, ndodhet Xhamia e Sarachanes/Kukli Beut e cila është e ndërtuar në vitin 1534.

Kjo xhami ka pranë edhe Teqen Halveti e vjetër mëse 350 vjet. Në afërsi ndodhet edhe shtëpia e Hasan Sheut shtëpi tradicionale Osmane e shek 18.

Prapa xhamisë së Kuklit ndodhet Hamami i Gaz Mehmet Pashës. Ky hamam ishte ndërtu në vitin 1573 dhe kishte të ndarë pjesën për femra dhe për meshkuj , i cili funksionoi deri në vitin 1926. Në anën tjetër por prap afër këtij lokacioni ndodhet Xhamia e Emin Pashës.

Vazhdoni rrugës më lartë dhe aty mund të vizitoni një xhami tjetër cila daton nga viti 1591, xhamia e Katip Sinan Celepisë për të vazhdar më lartë drjet Kompleksit të Lidhjes së Prizrenit. Pjesë e Kompleksit të Lidhjes së Prizrenit ndodhet Bajrakli Xhamia apo xhamia e Gaz Mehmet Pashës. Kjo është ndër xhaitë më të bukura në Prizren dhe i takon vitit 1566.

Në rrugën Xhevdet Doda ndodhen disa shtëpi të vjetra, ndër to edhe shtëpia e Ymer Haxhi Prizrenit, kryeministër i qeverisë së përkohshme të Lidhjes së Prizrenit. Për më shumë informata referohuni në linkun http://sq.wikipedia.org/wiki/Ymer_Haxhi_Prizreni

Muzeu I Lidhjes së Prizrenit ndodhet poashtu në kompleksin e Lidhjes së Prizrenit i cili vlen shumë të vizitohet. Për më shumë rreth Lidhjes së Prizrenit vizitoni linkun http://sq.wikipedia.org/wiki/Lidhja_e_Prizrenit

Përballë Lidhjes së Prizrenit, ndodhet edhe xhamia e Maksut Pashës, në oborrin e të cilës ndodhen varreza të vjetra. Pranë kësaj xhamie ndodhet edhe Teqja e cila lidhet me tarikatin Sa’adi dhe u formau nga teqja e madhe në Gjakovë.

Rrapi i Marashit, 2 m gjerësi dru i rrallë që kërkon specifikë të vecantë klimatike për kultivim.

Monumentet shtrihen përgjatë dy anëve të lumit mbi të cilin ndodhet edhe ura e gurit e cila daton nga shek 16.

Me të kaluar urën nga rruga kryesore ndodhet xhamia e Sinan Pashës e cila është ndër xhamitë më të bukura dhe kryesorja në Prizren.e ndërtuar në vitin 1615 . (për më shumë rreth objekteve fetare në Prizren vizitoni linkun http://sq.wikipedia.org/wiki/Objektet_fetare_n%C3%AB_Prizren)

Vazhdoni drejt rrugës me kalldërm dhe pasi të kaloni Shatërvanin , disa metra më tutje ndodhet edhe katedralja e Shen Gjorgjit. Kjo katedrale është nën mbojtje të KFOR-it. Jo shumë larg nga kjo mund ta vizitoni edhe kishën ortodokse Shpëtimtari i Shenjt. Kjo kishë i takon shekullit të 14 e ndërtuar në stilin Bizantin.

Kishë tjetër ortodokse mund të vizitoni rrugës për në kala në anën e dhjathtë, e vendosur në një breg poshtë mureve të kalasë. Përgjatë kësaj rruge që të con drejt kalasë ju mund te shihni edhe shumë shtëpi të vjetra, shumica nga to edhe të braktisura. Në majë të kësaj kodrine ndodhet edhe Kalaja nga e cila mund të shihni pamje magjepse të Prizrenit dhe Maleve të Pashtrikut.

Ushqim tradicional, kryesisht mish të skuqur në sakrë ndër qebaptoret më të njohura në Kosovë.

Lokacioni: Prizren, në regjioni: Prizren

Vlerëso58 vlerësime mes 4.09

Komentet (6)

  • vjosa anto(para 9 viteve)

    prizreni asht ma i miri ne bot

    2 vlerësime mes 5.00
  • Driloni(para 9 viteve)

    O Prizren o ma i bukri vend...D

    5 vlerësime mes 4.20
  • Driloni(para 9 viteve)

    O Prizren o ma i bukri vend...D

    9 vlerësime mes 4.33
  • ndriqim hoxha(para 10 viteve)

    I like Prizren

    13 vlerësime mes 2.38
  • luljeta(para 10 viteve)

    shum shum bukur larg me duket dita e pushimit per ta vizituar prizrenin e bukur

    8 vlerësime mes 3.88
  • nita(para 10 viteve)

    qytet shume i mire

    2 vlerësime mes 3.00
  • Shiko të gjitha komentet

photo

 

Kah me dalë në Prizren

 

Hotele dhe bujtina në Prizren

 

Vende tjera në këtë regjion

Ngjarjet e ardhshme