N-5

N-5 është një resotorant modern, ka një hapsirës të gjërë të dizajnuar mjaft mirë. Terraca e tij shikon gjithë qytetin dhe pyjet rreth.

Specialitetet:

Veçohet për specialitetin N-5 i cili përbëhet prej disa llojeve të mishrëave me sallatë. Është pjatë e madhe që shërbehet për 6 persona.

Rangu i çmimeve:

Paragjella, pjata kryesore, deserti dhe dy pije do t’ju kushtojnë rreth 7€.

Pajisjet përcjellëse:

Restoranti ka hapsirë prej 1700 m2, është i paisur me internet, klimë, TV dhe të gjitha paisjet për konferenca e seminare. Parking me kapacitet për 100 vetura. Terraca është në katin e katërt të ndërtesës, ajo ka një furrë druri dhe fontanë. Për ahengje mundëson veturën limuzinë. Afër ka fushë futbolli të madhe. Po ashtu, ka dhomën e pushimit të nusës, dhe dy dhoma për ndërrimin e rrobave.

Kuzhina:

Kuzhina është e hapur, mund të hyjnë mysafirët dhe të konsultohen me kuzhinjerët të cilët në mënyrë profesinale përgadisin specialitete ndërkombëtare dhe vendore.

Publiku:

Vizitohet nga qytetar të moshave të ndryshme.

Lokacioni: Skenderaj, në regjioni: Mitrovicë

Vlerëso5 vlerësime mes 5.00

Nuk ka asnjë koment


photo

Ngjarjet e ardhshme