Retro

Tu i qëndru besnike emrit të vet, Retro Caffe-ja asht e rregullume në nji mish-mash të orendive moderniste e bauhaus, tu referencu shkolla të ndryshme të arkitekturës. Sidoqoftë, s’ka asgja retro sa i përket klientelës së këtij vendi të ngrohtë të cilët janë kryesisht të rinjë. Retro asht vend ku mund të pini kafenë e mesditës ose të ngiheni me menynë e tyne të drekës (të cilën e shërbejnë deri në 7 në mbramje), ndërsa në mbramje ky vend i rahatshëm shndërrohet në bar me nji përzgjidhje ma se të kënaqshme të pijeve alkoolike.

Specialitetet:

Pizzat dhe Hot Dog al-forno ( salsiçe në furrë dhe tavë të dheut).

Rangu i çmimeve:

Një sallatë, lëng pemësh dhe pjatë kryesore kushtojnë rreth 5€.

Pajisjet përcjellëse:

Ka klimë dhe wi-fi internet pa pagesë. 3 TV të mëdhënjë ku zakonisht mund të shikoni sport. Ndërsa, gjatë stinës së verës posedon dy terasa ku është freskët dhe mund të shikoni ndeshje futbollistike në ekran të madh. Retro nuk posedon parking personal, por afër ka parkingun me pagesë.

Kuzhina:

Meny-ja nuk është e gjanë mirëpo përmban ushqim esencial të drekës prej sandwhichave, deri te supat dhe sallatat.

Publiku:

Klientelë e moshave dhe nacionaliteteve të ndryshme; të rinjë që kanë vendet e punës në Pejton.

Lokacioni: Prishtinë, në regjioni: Prishtinë

Vlerëso5 mes 5.00

Nuk ka asnjë koment


photo

Vende të tjera...

Ngjarjet e ardhshme