Beni

Me një përvojë të gjatë, standarde dhe me shërbime të kualitetit të lartë në një mjedis të gjelbëruar "Hotel Beni" mund të konsiderohet si një hotel ekskluziv I cili përmbledh të gjitha elementet që do ta bëjnë të paharrueshëm qëndrimin tuaj. Hotel Beni" gjindet në mes të dy monumenteve historike, Tyrbes dhe varrit të Sulltan Muratit në njërën anë dhe Lapidarit të Betejës së Kosovës në anën tjetër. Që të dy monumentet gjinden në largësi prej 200 - 300m. Këto monumente mund të vizitohen në këmbë ose me makinë. Për grupe të organizuara hoteli merrë përsipër transportin. Poashtu, këtu rritet lulebozhuri (lat. Peconia Officinalis) që në popull njihet me emrin lulegjaku. Sipas gojëdhënes ka marrë emrin nga gjaku i derdhur në "Betejën e Kosovës" 1389.

Kategoria:

2 yje

Rangu i çmimeve:

Qmimet në restoran janë mesatare, dreka me paragjellë, gjellë kryesore dhe 2 pije kushton 9 euro, kurse dhomat kushtojnë nga 20 - 30 euro.

Pajisjet përcjellëse:

Parking për 100 vetura dhe rojën e hotelit 24 orë. Konsiderohet si mjaft i përshtatshëm për takime afariste, promovime të ndryshme, trajnime, akomodime, konferenca, gjueti etj.

Vendndodhja:

Gazimestan, Mazgit, Prishtinë.

Restoran:

Restauranti me një ekip të specializuar ofron specialitete të vendit dhe ndërkombëtare.

Lokacioni: Mazgit Obiliq, në regjioni: Prishtinë

Vlerëso4 mes 4.50

Nuk ka asnjë koment


photo

Vende të tjera...

Ngjarjet e ardhshme