Afa

Hotel Afa është hapur në vitin 2005 dhe fillimisht kishte 29 dhoma më vonë ai u zgjërua dhe sot posedon 51 dhoma. Hotel Afa karakterizohet për ambijentin e tij të qetë dhe elegant, teracën e ndërtuar nga guri dhe gjelbrim të dizajnuar me shije.

Kategoria:

4 Yje

Rangu i çmimeve:

Çmimet e restorantit janë mesatare paragjella, supa dhe gjella kryesore me desert dhe verë mund të ju kushtojë deri në 20€ për person. Çmimet e dhomave sillen nga 45€ deri në 115 €, mirëpo çmimi mvaret prej të marrëveshjes dhe kohëzgjatjes së qëndrimit.

Pajisjet përcjellëse:

Në kuadër të Hotel Afa ka internet gjatë gjithë kohës në gjithë hapsirën e hotelit, aty gjendet edhe salla e fitnesit dhe parkingu i cili sigurohet 24 orë nga ekipi i hotelit. Recepcioni i hotelit punon gjithashtu 24 orë.

Vendndodhja:

Hotel Afa gjendet në pjesën qëndrore të qytetit të Prishtinës, më saktësisht mbi Biblotekën Kombëtare. Taksitë lokal normalisht këtë zonë e quajnë rruga e Dubrovnikut, kthesa e trëtë në të majtë do t’ju dërgojë mu pranë hotelit. Kjo pozitë e përshtatshme e bën vendqëndrim atraktiv për të gjithë vizitorët që vijnë në kryeqytet për arsye pune.

Dhomat:

Apartamentet e Hotel Afa posedojnë krevat francez,TV, telefon, minibar, internet, klimë, banjo (jacuzzi,saunë, masazhë shputash, tharëse flokësh). Çmimi për 1 person është 92€, përderisa çmimi për 2 persona arrinë deri 112 €. Në çmim përfshihen mëngjesi, interneti dhe 4 pije nga minibari. Ky hotel ka të ndara edhe dhomat luksoze, të cilat kanë krevat francez,TV, telefon, mini-bar, internet, klimë, banjo ( jacuzzi, saunë, masazhë shputash, tharëse flokësh. Çmimi për 1 person është 69€, ndërsa për dy persona 92 Euro. Në çmim përfshihen mëngjesi, interneti dhe 4 pije nga minibari. Po ashtu, janë edhe dhomat franceze të cilat posedojnë TV, telefon, minibar, Internet, klimë, banjo (jacuzzi, tharëse flokësh) këto dhoma janë të ndara në dy pjesë, dhomat me shtretër për një person kanë çmimin prej 65€,ndërsa për dy presona 75€. Në Çmim përfshihen mëngjesi, interneti dhe 4 pije nga minibari.

Restoran:

Përveç, këtyre shërbimeve hoteli ka edhe pjesën e restorantit ekskluziv,VIP barin dhe sallën e konferencave e cila është e paraparë për 100 persona. Hotel Afa ofron edhe lirim të çmimeve 15 % gjatë vikendeve.

Fjalët kyçe: jacuzzi, saunë, konferencë, fitnes, wifi

Lokacioni: Prishtinë, në regjioni: Prishtinë

Vlerëso19 vlerësime mes 2.63

Nuk ka asnjë koment


photo

Ngjarjet e ardhshme