Hotel Kruja

Inspiruar nga kalaja e Krujës hoteli gjendet në rrafshnaltë të gjelbëruar ku ju padyshim do të përjetoni madhështinë traditës shqiptare, aromën e lileve dhe ushqimit të shijshëm.

Kategoria:

Pretendon ti ketë 4 yje

Rangu i çmimeve:

Paragjella, pjata kryesore, deserti dhe dy gota verë shtëpije kushtojnë rreth 7€.

Pajisjet përcjellëse:

Kruja filloi punën në vitin 2007 me një objekt me siperfaqe prej 4300 m2 shtrihet në një hapsirë të gjelbruar prej 25000 m2 ku ka terracë me 60 ulëse, oborrin shumë të veçantë me 300 ulëse në mes të gjelbrimit dhe gumëzhimës së ujvarave. Po ashtu, aty gjendet edhe një fontanë e bukur, këndi me lodra për fëmijë dhe dy parkingje të sigurta për 200 vetura. Nga ky hotel ka mundësi kalërimi në pyllin që ka afër. Hoteli posedon po ashtu sallë për ahengje me 300 ulëse dhe sallë për konferenca.

Vendndodhja:

Është i vendosur në kilometrin e 5-të të magjistrales Ferizaj-Gjilan dhe vetëm 2 km larg nga baza më e madhe ushtarake amerikane Bondsteel.

Dhomat:

Hotel Kruja posedon 3 apartmane dhe 12 dhoma me dizajne moderne dhe të paisura me klimë, nxemje, TV dhe internet.

Restoran:

Posa të hyni në restorantin e Hotel Krujës ju do të ndjeni freskinë dhe do të keni mundësi të mësoni për shumë gjësende të ndryshme që janë përdorur shekuj më parë nga paraardhësit tanë. Në dizajnin unik nga guri dhe druri mysafirët do të shërbehen me meny të pasur të ushqimit tradicional shqiptar ,specialiteteve nga skara si dhe pasta italiane.

Lokacioni: Ferizaj, në regjioni: Ferizaj

Vlerëso9 mes 3.33

Komentet (1)

  • agani(para 13 viteve)

    shum i mire te lumshin duart

    0 mes 0.00

photo

Vende të tjera...

Ngjarjet e ardhshme