Sirius

Hotel Sirius është vendi ideal për takime, pavarësisht nëse këto janë takime të shitjes, konferenca, takime biznesi apo takime joformale me bashkëpunëtorët tuaj. Suksesi juaj është pasioni ynë. Mysafirët do të flenë mirë Hotel SIRIUS. Konsideroni hotelin Sirius si partnerin tuaj në planifikimin e takimeve – ne jemi ekspertë të organizimit të eventeve, të përkushtuar që të ju ndihmojmë në planifikimin dhe organizimin e takimeve, konferencave apo takimeve private të suksesshme dhe të paharrueshme.

Lokacion i përshtatshëm në qendër të Prishtinës, nga ku mysafirët mund të kenë qasje të lehtë në të gjitha vendet interesante. Shijoni darkën në restorantin tonë të vendosur në katin e 8, një njësi luksoze me të gjitha komoditet ku mysafirët do të mrekullohen nga pamjet madhështore të Prishtinës.

Ndjehuni rehat në sallat tona të konferencës dhe biznesit, plotësisht të pajisura me pajisjet më të avancuara digjitale.

Rangu i çmimeve:

Cmimet ne hotel Sirius jane te bazuara ne kerekese dhe volum te punes. Nje single room ne hotelin tone kushton 85 Euro, perderisa nje double eshte 110 Euro. Nese keni deshire per dicka me shume atehere ne mund te ju ofrojme apartamentin me 250 euro. Nje nga asetet me te vleshme te Hotel Sirius jane 6 sallat e konferencave qe mund te perdoren per trajnime, evente mediale, takime pune, seminare, kokteje dhe shume aktivitete tjera. Cmimi per nje dite ne sallat tona starton nga 200 Euro.

Pajisjet përcjellëse:

Hotel Sirius ka parking ne dy katet perdhes me kapacitet prej 50 vendesh, ku parkingu eshte i lidhur direkt me recepcion permes liftit. Interneti Wireless eshte i shperndar ne te gjthe hotelin dhe po ashtu me nje qasje te vecant ne dhomat e konferencave te cilat jane te pajisura me sistem zerimi dhe perkthimi.

Vendndodhja:

Ne qender te qytetit, rruga nje bllok mbrapa teatrit kombetar

Dhomat:

52

Restoran:

Ne katin e 8-te, me nje kapacitet prej afer 100 vendeve

Fjalët kyçe: hotels, sirius

Lokacioni: Prishtinë, në regjioni: Prishtinë

Vlerëso9 vlerësime mes 4.56

Nuk ka asnjë koment


photo

Ngjarjet e ardhshme