NartelHotel Nartel ndodhet ne qytetin Prishtina, afer stacionit kryesor te autobuseve dhe rreth 10min distance ecjeje nga...
Princi i ArbëritMund të konsiderohet në rangun e hoteleve më të rregulluar në Prishtinë,i paisur me...
The content of this site is licensed under Creative Commons Attribution-Share Alike 3.0 Unported License (additional terms may apply).
Hotel Estrada është një nga hotelet prestigjoze kosovare. I ndodhur pranë Podgurit të Prizrenit, rrënz maleve të Sharrit, hotel Estrada ofron pamje relaksuese, të bukur dhe plotë gjallëri.Hotel Estrada mund të cilësohet si shumë i lëverdisshem për çifte ose familje që dëshirojnë të pushojnë dhe të relaksohen.Brendësia e Hotelit eshte e paraqitur në nje menyrë të veçantë, që të mund të ofrojë ngrohtësi dhe qetësi në të njejten kohë. Hotel Estrada ka vënë në dispozicion edhe faqën e rezervimeve online.
Kategoria:
Pretendojnë ti marrin 4 yje
Rangu i çmimeve:
Mesatarja e qmimeve të ushqimit është nga 2-5 euro.
Pajisjet përcjellëse:
Hotel Estrada posedon sallën prej 610 m2, me një arkitektur unike dhe pamje artistike, ideale për organizimin e konferencave, takimeve, prezantimeve, si dhe për organizimin e ceremonive dhe ahengjeve të ndryshme familjare.Hotel Estrada posedon edhe hapsirë të majftueshme parkingu për klient me kapacitet për mbi 200 automjete.
Vendndodhja:
Magjistralja Suharekë-Prizren
Dhomat:
Hoteli ka një total prej 14 dhomash, 2 prej të cilave janë suita luksoze, dhe 12 dhoma normale dyshe, me banjo luksi, dhe me të gjitha elementet tjera përclellëse Të gjitha dhomat janë të mobiluara në mënyrë elegante. Të gjitha dhomat dhe tualetet janë dizanjur individualisht dhe me një stil te veçante, duke krijuar një ambjent unik dhe komod. Te gjitha dhomat jane te pajisura me televizor satelitor, hidromasazh, minibar, ajer te kondicionuar, akses interneti, telefon, sherbim dhome 24 oresh. Të gjitha dhomat posedojnë edhe ballkonin me pamje të ndryshme.Qmimi për një natë kushto 30 dhe 20 euro.
Restoran:
Restorani është edhe një mundësi më shumë për klientët dhe kalimtarët që të shijojnë ushqime të ndryhsme nga menuja e pasur e kuzhinës, e cila ofron specialitete të ndryshme vendore dhe të huaja, si dhe të gjitha llojet e pijeve freskuese dhe atyre të ngrohta.Kuzhina ju ofron meny të pasur me specialitete të ndryshme tradicionale vendore dhe evropiane. Në hotel Estrada ju mund të njiheni me shijet e përkryera që ofron kuzhina moderne me staf profesional.
Lokacioni: Grejkoc Suharekë, në regjioni: Prizren
Shpërndaje
Nuk ka asnjë koment