Shëtitja në Kosovë përmes CouchSurfing

E Diel, 06

Nëse jeni nji udhëtar i kalitun, me siguri se vetëm keni ndëgju për CouchSurfing. Përderisa, shumica e hoteleve e agjensive t’udhëtimit ofrojnë ekskursione rreth atraksioneve turistike, CouchSurfing e definon udhëtimin në nji mnyrë tjetër. Si bredhje të nji vendi përmes syve të njerëzve vendas.

I themelum në vitin 2003, CouchSurfing është nji rrjet i mikëpritjes që operon në 245 shtete e territore të botës, duke e përfshi edhe Kosovën. Koncepti i tij është i thjeshtë. Bëhesh pjesë e ueb-it, krijon nji profil dhe i hap dyert e shpisë për udhëtarë entuziastë. Profilet janë të dizajnume për t’ofru informata që munden me i ndihmu anëtarëve të ueb-it të gjejnë njerëz që ndajnë të njejtat mendime apo hobi. Ekzistojnë disa hapësina, ku anëtarët munden me tregu për aktivitetet e tyne, filmat dhe librat e preferum dhe disponueshmërinë për ofrim të një vendi për me ndejtë. Gjithashtu, ekziston edhe nji sistem efektiv i verifikimit që n’mesin e masave tjera të sigurisë, jep mundësinë e lanies/marrjes së referencave prej anëtarëve mes vete, identifikon lokacionin e nji anëtari dhe mbikëqyr ndërrimin e mesazheve brenda ueb-it.

Për ma tepër, CouchSurfing nuk është vetëm një mjet për t’gjetë akomodim të lirë. Uebsajti të ofron mundësinë që t’ia tregosh qytetin nji udhëtari apo të takohesh me të për pije dhe bisedë. Është gjithashtu mjet i mirë për të marrë informata rreth vendeve më pak të frekuentume, që zakonisht nuk gjenden nëpër libra udhërrëfyes. Thelbi i këtij projekti është rritja e komunikimit ndër-kulturor dhe krijimi i nji komuniteti global.

Kohëve t’fundit, CouchSurfing ka fillu me u përhap edhe në Kosovë. Përdersia, nuk është ba aq i famshëm sa është në Evropën Perëndimore apo në Amerikë Veriore, fryma e këtij projekti ka magjeps edhe vendin tonë. Më përfshirjen e Kosovën në listën e vendeve që duhet t’vizitohen në 2011 nga gazeta the New York Times, pritet edhe nji rritje e fluksit të turistëve/udhëtarëve gjatë këtij viti. Gjë që do t’thotë se CouchSurfing mund të jetë perspektivë interesante për udhëtarët e rinjë.

Për ata që janë duke e planifiku një vizitë në Kosovë dhe që i preferojnë mënyrat alternative të udhëtimit, CouchSurfing mundet me qenë diçka që do t’ju konvenojë e pëlqejë shumë. Për t’u familjarizu me projektin, gjeni më shumë informata tek www.couchsurfing.org

Pas kësaj, mbushni strajcën, mbushni aparatin dhe paçit nji udhëtim të kandshëm, përplot avantura!

Fjalët kyçe: udhëtime, mikpritje, KosovoGuide

Vlerëso8 mes 4.63

Komentet (1)

  • xhani(para 14 viteve)

    Mundsi e mire per te rinjt me zgjeru rrethin dhe me vizitu shum vende me pak pare.

    0 mes 0.00

photo
mbrapa

Ngjarjet e ardhshme