Para se të arrija në Prishtinë, para 10 muajsh, kurrë nuk më ka shkuar mendja se do ta thoja një gjë të tillë por Kosova është një margaritar kulinar, dhe sinqerisht them se Prishtina garon me shumë qytete të mëdha të botës për sasinë dhe cilësinë e dukshme të zgjidhjeve që i ofron si dhe qmimet nuk janë të larta, gjithashtu.
Para se të largohesha nga SHBA (unë jam Irlandez, mirëpo kisha tashmë një kohë që jetoja në SHBA), qartazi fillova të hulumtoja rreth shtëpisë sime të re, por mendoj se Google do të kishte mundur të jetë më e butë ndaj Kosovës. Shumica e rezultateve ishin të mbushura me lajme gazetash dhe referencash të institucioneve ndërkombëtare të vendosura në Kosovë. Vetëm disa Blogs ishin në gjendje të më jepnin njohuri se si ishte jeta në të vërtetë këtu; një apo dy prej tyre ishin me të vërtetë të shkëlqyeshëm por disa prej tyre ishin jashtëzakonisht çorientues e kalova muajin tim të fundit në SHBA duke e mbushur vetën me sa më shumë mish dhe peshk të freskët që munda, pasi se kisha informata të sigurta se asnjëra nga këto nuk gjendej në Prishtinë.
Në natën time të parë, na dërguan në Restaurant Pinocchio në Dragodan, dhe mjafton të them se perceptimet e mia më të hershme u hodhën në erë që aty. Në fakt, jo më larg se mbrëmjen e kaluar pata rastin të shijoja një file të mrekullueshme në Prishtinë, dhe ju siguroj personalisht për kualitetin e mishit këtu! Si në çdo qytet tjetër, nëse dini ku të kërkoni, atëherë Prishtina ofron ushqim të klasit të parë. Shumica e restoraneve, bareve dhe kafiterive janë margaritar të fshehur mënyra më e mirë për ti zbuluar është përmes gojëdhënave, apo bukvalisht të hasni në to duke ecur rrugëve. Dhe kjo është arsyeja pse ju duhet seksioni Restoranet në KosovoGuide.com!
Prishtina është përplot më vende të klasit të parë, ku do të gjeni kuzhinë tradicionale Shqiptare, Serbe, Italiane, Franceze, Indiane, Kineze, Japoneze, Himalaja, Turke dhe poashtu Britaneze dhe Amerikane 91shi dhe Filikaqa bëjnë mrekullira për ti bërë Britanezet dhe Amerikanët të ndihen si në shtëpi!
Dhe lajmi më i mirë, në Shkurt po hapet një bar Irlandez! Paddy OBriens do të jetë pika e ardhshme e nxehtë në qytet ku një barmen i vërtetë Irlandez do tju shërbej një krikëll të vërtetë Guinness dhe një mëngjez tradicional Irlandez! Le të fillon argëtimi!

Fjalët kyçe: restorane
Shpërndaje
Komentet (1)
lajmi me imir nga ju