Në emër të KPEP dhe USAID do të dëshiroja tju falënderoj më shpresën se do të ktheheni të na vizitoni çdo javë për më shumë lajmë dhe ngjarje të ndryshme, si dhe shpresoj se ju kemi ndihmuar që të keni më shumë njohuri për vendin tonë të madhërishëm. Tani jemi duke pregaditur një bazë të gjërë të të dhënave për Hotele dhe Restorane, mirëpo KosovoGuide.com do të thotë shumë më shumë se vetëm kaq. Kosova është shteti më i ri në planet, por njëkohësisht është një vend antik me bollshmëri të mrekullive natyrore dhe aktiviteteve, si për vendasit ashtu edhe për vizitorët tanë ndërkombëtar.
Kosova tashmë është e famshme për bukuritë e saja natyrore; që variojnë prej maleve dramatikisht të larta dhe kodrinave të gjelbëruara; luginave dhe fushave massive, dhe shpellave madhështore dhe misterioze. Ecja, skijimi biciklizmi malor, trekkingu dhe kampingu po bëhen gjithnjë e më të popullarizuara. Ndihuni të lirë të shikoni për vete, propozimet tona në seksionin Aktivitetet. Koha e butë e bën të mundur që të vizitohet Kosova në çdo kohë të vitit. Vendi, gjithashtu, ka shumë trashegimi shpirtërore dhe kulturore. Mund të vizitoni shumë pika arkeologjike dhe religjioze që pasqyrojnë historinë e ndryshueshme të kësaj pjesë të Gadishullit Ballkanik. Ne tashmë i kemi disa Atraksione për të cilat mund të lexoni, dhe do të vazhdojmë ti shtojmë kësaj liste edhe tjera për çdo javë.
Si atraksion tjetër është kuzhina e shijshme dhe unike, e cila pasqyron kulturat e ndryshme të këtij vendi, e shërbyer me traditë të veqantë të mikpritjes nga vendasit miqësor në tërë Kosovën. Poashtu zejet kanë një traditë të gjatë pothuajse në secilin qytet të Kosovës. Zejtarët e Kosovës janë të njohur për traditën e pasur të tyre në zejet e perpunimit të argjendit, qendisjeve me metale të qmuara, bakrit, instrumenteve me frymë, drurit dhe shtofrave. Shembuj të mrekullueshëm të këtyre punimeve mund të gjenden në shitoret e suvenirëve dhe në tregjet zejtare në tërë Kosovën.
Ju falënderojmë edhe njëherë që vizituat vendin tonë dhe shpresojmë që KosovoGuide.com të bëhet ndalesa juaj e parë kur vendosni se si ta kaloni kohen tuaj të lirë e të qmuar!

Gezuar dhe Faleminderit!
Fjalët kyçe: KosovoGuide
Shpërndaje
Nuk ka asnjë koment