Sekretarja Hillary Clinton Viziton Kosovën

E Martë, 12

Sekretarja Gjenerale e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Hillary Clinton do të vizitojë Kosovën të mërkurën me 13 tetor. Vizita e shkurtë është pjesë e një turneu regjional që Sekretarja Clinton është duke bërë dhe që nis në Bosnjë dhe Hercegovinë dhe do të përfundojë me takime ministrore në Bruksel, Belgjikë.

“Në Ballkan, Sekretarja do të takohet me një gamë të zyrtarëve qeveritarë, përfaqësues të shoqërisë civile dhe do të jetë prezente në ngjarje me qytetarët e këtyre vendeve. Ajo do të shikojë progresin në rajon, do të shkëmbejë ide dhe angazhohet me këto grupe mbi një varg të çështjeve”, ka thënë Asistent Sekretari Gordon në një njoftim të shtypit.

Me 12 tetor, Sekretarja Clinton do të vizitojë shkurtimisht Sarajevën dhe Beogradin, ku do të takojë politikanë të rëndësishëm dhe krerë të shtetit.

Të mërkurën, më 13 tetor në Kosovë, Sekretarja do të mbajë takime private me Presidentin e përkohshmëm Jakup Krasniqin, Kryeministrin Hashim Thaçi dhe Ministrin e Marrëdhënieve të Jashtme Skënder Hysenin. Ajo po ashtu do të vizitojë Gracanicën, një komunë me popullësi kryesisht serbe, ku do të takojë udhëheqësit lokalë.

Asistent Sekretari Gordon po ashtu ka informuar se “Pastaj [Sekretarja Clinton] do të kthehet në Prishtinë, ku do të mbajë një takim me udhëheqëse grash, udhëheqës të tjerë të shoqërisë civile dhe rininë nga të gjitha grupet etnike. Në të gjitha këto ndalesa – Sarajevë, Beograd dhe Prishtnë, Sekretarja do të marrë pjesë në ngjarje të ndryshme mediale dhe takime në ambasada”

Me 14 Tetor Sekretarja Clinton do të përfundojë vizitën e saj evropiane me takime në Bruksel.

Për të lexuar transkriptin e plotë të njoftimit kliko këtu.

Vlerëso3 mes 4.67

Nuk ka asnjë koment


photo
mbrapa

Ngjarjet e ardhshme