David Parry, shefi i Asociacionit amerikan për udhëtime dhe turizëm, ka vizituar Grykën e Rugovës, në komunën e Pejës, dhe ka vlerësuar këtë vis malor si bukuri të rrallë natyrore, ka raportuar gazeta e përditshme Koha Ditore.
Në vizitën e tij në Rugovë, të cilën e ka bërë së bashku me përfaqësues zyrtarë të komunës, Parry ka deklaruar se do të sjellë me vete biznismenë e agjensi turistike për të vënë në pah pasuritë turistike që ka për të ofruar ky rajon. Parry po ashtu ka premtuar se do të angazhohet për të promovuar bukuritë e Kosovës, dhe posaçërisht Pejës të cilat kanë potencial të madh turistik.
Përpos bukurive natyrore, Parry arriti të argëtohej edhe nga ansambli folklorik Rugova , të angazhuar nga komuna e Pejës për të shoqëruar vizitën e shefit të Asocianit Amerikan. Kryetari i Komunës së Pejës, Ali Berisha cilësoi këtë vizitë si shumë të rëndësishme për promovimin turistik të këtij rajoni.
Për të lexuar artikullin e plotë në faqen e Kohës Ditore klikoni këtu.
Vlerëso6 mes 3.50
Shpërndaje
Komentet (1)
anonim(para 15 viteve)
isha tut ne keto bjeshk a ka njerz qe kan jetu aty a