HAMAM

HAMAM asht jazz bar i hapun rishtazi në zemër të Prishtinës. Me muzikë xehër, pije dhe ushqim të mirë dhe nji interier thjesht cool, Hamami me siguri do të bahet vendi ma i preferuem me i përfundu netët e vona. Bari, i cili asht mjaft i madh për kah hapësina, bahet edhe ma interesant kur ndalesh me mendu transformimin e kësaj hapësine e cila ma herët ka qenë nji bodrum. Edhepse muret e betonit i japin vendit nji atmosferë underground, dizajni i rafinuem i interierit dhe mobilimi e bajnë këtë bar shumë të sofistikuem. Vendi lehtësisht dallohet ngase ka maitre d’, garderobë, shërbim të mirë dhe miqësor dhe një meny të kushtueshme të ushqimit dhe pijeve. Hamami lirisht mund të thuhet se asht i vetmi bar n’shehër që ka kaviar në meny të paragjellave. Asht i vetmi jazz bar në Prishtinë që ka çdo natë muzikë të gjallë.

Lexo më shumë

Fjalët kyçe: bar, nightlife, ushqim, jazz

Lokacioni: Prishtinë, në regjioni: Prishtinë

Vlerëso14 vlerësime mes 4.29

Nuk ka asnjë koment


photo

Ngjarjet e ardhshme