Trofta

Hotel Trofta ka sipërfaqe rreth 5 ha dhe shtrihet ne Veri-Perëndim të Kosovës, pranë maleve të larta të Istogut.Hoteli ka një kuzhinë mjaft të pasur për përgatitjen e ushqimit, banakun, separenë, tarasën , recepsionin si dhe 7 dhoma për mysafirë brenda hotelit . Ne kompleksin hotelier gjinden edhe 6 bungallova me 12 dhoma për mysafirë, që janë të ndërtuara buzë liqeve me peshq dhe paraqesin një atraksion për vizitorë.

Category:

Pretendi ti ketë 4 yje

Price range:

Mesatarja e qmimeve të ushqimit nga 3 -7 euro.

Accompanying equipment:

Ne këtë hotel mund të organizohen edhe mbledhje, seminare, konferenca etj.Hoteli “Trofta” ka sallën me një kapacitet prej 250-280 ulëse dhe një komoditet të mirë. Tarasa e jashtme ka një hapësirë prej 200m2,Rent a car,Kompania “Trofta” e bën shpërndarjen e peshkut deri në vendin e destinimit. Kryesisht mbulohet tregu vendor ndërsa blerësit zakonisht janë: restorantet, hotelet si dhe marketet e ndryshme dhe parking për 50 vetura.Në vitin 2006 prodhimi i peshkut ishte rreth 230.000 kg.

Direction:

Istog-Qendra

Rooms:

Në vazhdim të kompleksit është e pamundur që të mos vërehen edhe 6 bungallovat me gjithsej 12 dhoma të cilat së bashku me dhomat e hotelit përbëjnë kapacitetin e përgjithshëm prej 19 dhoma për akomodim .Bungallovat shtrihen buzë liqeneve të mbushur me peshqi e që janë një ndër atraksionet e Kompanisë Trofta.

Restaurant:

Në këtë objekt, nën restorantin kryesor është ndërtuar Caffe bar Trofta i cili është një bar ultra modern, me një dizajn të rrallë, i përshtatshëm edhe për ndeja gjatë orëve të vona .Për specialitetet e kuzhinës në Hotelin Trofta kujdeset stafi profesional i kuzhinierëve.Kjo kuzhinë ofron një meny mjaft të begatshme të ushqiemeve ku vend të rendësishëm zë edhe përgaditja e peshkut me afro 20 specialitete të ndryshme.Restoranti veror përfshinë një pjesë të kompleksit të Kompanisë “Trofta” e cila jo vetëm që i joshë mysafirët me bukurinë e parkut apo me liqenin artificial me plot peshqi, por ky restorant posedon edhe dy kuzhina me paisje moderne për klientelën. Restoranti veror ka sallen kryesore me rreth 100 ulese si dhe nje kapacitet prej rreth 270 uleseve te shperndara buze liqenit, kanalit te ujit, aleve dhe oazave te gjelberuara.Poashtu ka edhe parkun me lodra (kendin e fëmijëve) si dhe një liqe natyral me shpezë të ndryshme që i japin bukurinë kësaj natyre.

Tags: fish, trout

Location: Istog, in Region: Peja

Rating26 ratings Avg. 3.73

Be the first to review


photo

Upcoming Events